Home Kulture Eno Peçi sjell “Muzgun” në skenën e TKOB

Eno Peçi sjell “Muzgun” në skenën e TKOB

Shfaqja “Muzgu” nisi rrugëtimin e saj 3-ditor në skenën e Teatrit të Operas e Baletit.

“Muzgu” mbuloi gjithë skenën e TKOB-së mbrëmë, me përjetimin emocional që solli interpretimi mjeshtëror i trupës së baletit, në kërcimin kontemporan, kuruar deri në detaje nga koreografi i mirënjohur përtej kufijve shqiptarë, Eno Peçi.

“Muzgu”, ku interpreton trupa e baletit të TKOB-së, do të vijojë edhe më datë 13 dhe 14 mars. Skenografia dhe kostumografia janë realizuar me mbështetjen e Harabel Contemporary Art Platform.

“Muzg” vihet për herë të parë në skenë dhe koreografi Peçi ka pasur asistencën e Eldad Ben Sasson.

Previous article“Në 5 vitet e para të ‘mbretërimit’ të Ramës, emigruan 260 mijë shqiptarë”, La Repubblica: BE vijon të mbështesë kryeministrin shqiptar, por…
Next articleI kuqi i parë në karrierë, Kumbulla kërkon ndjesë, si do reagojë tani Mourinho?