Home Letersi Ëndrra nuk është flori

Ëndrra nuk është flori

Tregim nga Ilir Paja

Përbri pallatit i cili reshtohet i fundit në hyrje dhe dalje të qytetit vitet e fundit u ndërtua një shtëpi private. Pronari i saj dhe pse u përball në debate nga kryekomunari,me ndonjë grua e apartamenteve aty dhe me një gazetar që më së shumti takohej për kafe, shtëpia hodhi shtat. Ndërsa i plotfuqishmi i cili nga ish polic tani ne këtë detyrë nuk u duk fare. Më pas banorët panë se me shtëpinë e parë të këtij pronari u ngrit dhe e ish policit. Ky i fundit i veshur polic nga fundi viteve 1980 tani në vitin 1993 po kuptonte se nuk kishte më arsye të kthehej në katundin e tij. Ajo që ra në sy nga banorët dhe të pallatave të tjera ishte pamja që të afronte mëngjesi dhe darka. Duke qenë se këto apartamente reshtoheshin në vijë të drejtë dhe me një uniformitet estetik ato krijonin dhe “murin’ rrethues të qytetit. Pas tyre shtrihej një hapësirë toke por më së tepërmi ishte fushë sepse aty as nuk mbillej dhe as gjallonte gjë, e cila e çonte shikimin deri kur të parit dridhej duke u shkrirë me dallgët e detit. Gazetari kur ulej me disa djem të së njëtës moshë u thonte shpesh se këto pallate dhe fusha pas tyre i ngjante luginës dhe fortesës në romanin e Buxatit “Shkretëtira e tartarëve”. Por kur nga një shtëpi u mbollën mbi fushën të tjera ky imazh nuk dukej më. Gazetari filloi të pijë dhe më së shumti e kalonte kohën pranë tv se pranë makinës së shkrimit. Një ditë e panë të zbriste më një çantë shpine dhe kur e pyetën se për ku ishte nisur iu përgjigjse po shkonte korespodent atje ku ka hapësira të absurdit. Sjellja e tij e ikjes duket se ndikoi. Sepse disa familje filluan të mbyllin dritaret nga fusha duke treguar se tani rrethimi kishte ndodhur dhe ishte çështje kohe kur pushtimi do ishte realitet dhe aspak absurd.
Pronari shtëpisë së parë përbri pallatit doli nga porta e tij duke lënë te pragu gruan. Tre djem të cilët ishin shokë fëmijërie të cilët kur mërziteshin shumë me asgjënë kohë nuk e punonin kohën si përralla “Puna është flori’ ku çunat e plakut e punuan dhe e mbollën tokën, por të nevrikosur me jetën ngjiteshin nga dreka në shtëpitë e tyre, hanin mirë, shtriheshin dhe pasdreke uleshin të tre bashkë duke sharë ditën që tani në hyrje të vjeshtës shkurtohej pa bërë bujë. Koha heshtte dhe nuk dëgjonte asnjë thirrje njerëzore. Ajo s’kuptonte si lindjen dhe akoma më e huaj ishte me vdekjen. Kur të tre bëheshin gati të padukshëm nga mbrëmja vendosnin të qeshnin. Në katin e parë banonte një grua e paralaizuar për të cilën kujdesej djali i saj i vetëm. Në pallat thonin se ajo e re kishte qenë aq naive sa i kishte dalë një shoku të burrit me robdësham banjoje dhe ai pas disa rasteve dhe sjelljes së saj kaq mikpritëse kishte vendosur ta braktise. Ai u bind më shumë kur dëgjonte nga njerëz që dhe djali ishte si ajo. Ai qeshte më shumë se mendonte dhe heshtte vetëm kur e çonin për ndonjë porosi. Duke qenë të varfër banorët e pallatit kujdeseshin në mënyra të ndryshme. E çonin djalin për pazar dhe porosi të ndyshme duke i dhënë dhe diçka. Qumësht, bukë, biskota,vezë, rrallë ndonjë pulë…ai kthehej në shtëpi dhe i tregonte nënës mes të tjerash se në çdo shtëpi që shkonte gjente vetëm gratë dhe pse porositë i merrte jo pak dhe nga burrat e tyre.
-Ashtu si unë dikur bir. Me miqtë dhe shkokët e babait tënd rrija me tepërr se me gratë.
Ai nuk kuptonte aq shumë dhe pse kur e tallnin rrallë dyshonin në ndjesitë e tij instikte për të pëlqyer ndonjë femër. Djemtë dhe pak burrat e etiketonin si të leshtë, tuhaf, naiv, teleshmen, budall dhe ndonjë nga fëmijët thonte; koqe ose i tredhur.
Ai hynte në çdo shtëpi. Shihte dhe vajza të reja. Ulte kokën dhe kërkonte të falur. Por ajo që i bënte përshtypje ishte kur ai shihte ndonjërën pak zhveshur. Ulye sytë dhe ikte me nxitim. Vetëm mjekja që bënte recetat për nënën e tij dhe banonte pranë tyre e shpjegoi me kujdesin që ai kishte ndaj nënës. Ai e ngrinte për në banjo. E ndërronte. E lante dhe kujdesej për gjithçka. Ndodhte që tregonte te ndonjë komshie detaje si e zhvishte nënën e tij dhe keqardhja që ndjente kur e shihte të gjithën, dhe i vinte keq që ajo grua me atë trup kishte sjellë në jetë atë. E mbulonte shpejt nënën dhe e shtrëngronte duke e ngrohur.
-Ejj! Vjen pak? – i foli gruaja e vilës disa ditë para Krishtilindjeve. Tani pas kësaj vile ngriheshin shumë shtëpi ( ndonjëra dhe vilë) ku banorët e pallatave në pragun e vitit 2000 i hapën sërish dritaret të cilat i mbyllën dikur me mure. Atë mëngjes kishte ardhur dhe gazetari. Ishte ngjitur në apartamentin e tij dhe tek një kioskë në mes lagjes kishte lënë porosi që shtëpinë e shiste nëse do pyesnin.
-Vjen pak? – foli atij gruaja e vilës sërish. Shitësja kioskës pasi shkroi në një karton porosinë e gazetarit dhe e vuri mbështetur në një kavanoz salce i foli atij. Ejj budall! Shko se të thërrasin! Ai ktheu kokën dhe tani nuk dëgjonte asnjë fjalë dhe epitet ose cilësi për veten , por vetëm “Budalla.” Duke qenë se ia thonin butësisht dhe kaq të familjarizuar ai nuk reagonte më. Iu afrua zonjës së asj shtëpie dhe me dorën grusht dali nga në rrugë. Tre djemtë e pritën te bari ngjitur me kioskën. Ai erdhi dhe ishte vonuar jo më shumë se gjysëm ore. E ulën dhe e lutën të merrte diçka. Mori ujë. Njëri prej tyre i cili ishte kthyer katër herë nga emigrimi dhe kishte vendosur të merrej me politikë ( dy të tjerët e dinin se pse atij nuk i ecte fati atje matanë…) prisnin kuptonin këtë ftesë për ta ulur këtë humbameno në tavolinë. Do të tregoj një fabul-foli i kthyeri nga jashtë.- Dëgjon? Do ia thuash zonjës së vilës. Mirë ? Dëgjo! Pi ujë njëherë. Pra. Kur ajo të thërrasë për punë do i thuash: “ ishte një bar kositës që punonte në një kështjellë. Një ditë zonja e konti zbret në park dhe po meditonte. Ishte aq e bukur sa dhe fshatari u trand, u djersit aq shumë sa la punën. Dhe po bënte si i menduar. Kur ajo e pyeti se ç’kishte ai i thotë se fshati po flet shumë për ne të dy. Dhe ajo e pyet se ç’thonë. Ai i përgjigjet se meqë unë punoj te ju dhe burri juaj është ulok prej vitesh ju…( Ahh mor trap që s’kupton se çështë një grua e bukur!!!) …unë fle me ju. Kontesha e pa dhe i thotë se ç’pret atëherë! Kuptove? Këtë do i thuash. Ik tani.
-Do na fusësh në sherr-i foli njëri prej të dyve i cili sapo ishte martuar. Tjetri dhe për nga mosha më i vogël po mendonte të emigronte. Pas zgjedhjeve ku punonte në prefekturë stafi i ri politik e kishte transferuar në një nga komunat e qarkut. –Ç’të bëj atje! Të flas me mësuesit e fshatit gjithë ditën, apo me infermieren që ta bën gjilpërën me dorën sallakse. Do iki. Ja ndonjëri prej tyre dhe hahet muhabeti se vetëm mësuesit mbi të 50-t e kanë qejf gotën. Po lëre tani. T’iki.
-Ajo, e kam qejf. Mos del gjë. Të shoh ç’do ngatërrojë ky budalla.
-Prandaj s’martohesh ti. Ato katër herë ikje dhe ardhje si katër martesa dhe divorce.
Nga mbërmja ndaloi para vilës një makinë benz. Ishte i ri dhe fqinjët e kuptuan se përballë makinave të tyre hekurishte kjo ishte e vjedhur. Ai ndërroi nënën dhe u shtri. Larg mes shtëpiave të ndërtuara me një rrëmujë arkitetkturore ku nëse njëri kishte hyrjen tjetri kishte daljen dëgjoheshin betoniere dhe goditje varesh. Po të shihje të gjithë ish fushën në anë të majtë pas rrugës që të çonte në bregdet kishte nisur të ndërtohej varrezë e re. Sa më shumë që të vdekurit i ngjiteshin kodrës aq më pak çdokush tani e shmangte një pamje të tillë. Nëse qyteti sipas gazetarit ishte kala tani kishte përballë e kësaj kotësie për të mbrojtur qytetin…kalanë e të fjeturve. Të cilët duket se i fitojnë të gjitha betejat si ato të humbësve dhe fituesve…Por së pakume këtë lëvizje të njrëzve nga të gjitha drejtimet dhe modelet e jetës të menduarit e ikjes nga jeta ishte një përkohësi aq e shkurtër e njëjtë me ritet e përcjelljes të dikujt atje.
Përpara se t’i afrohej vilës i takoi ata. Të tre ishin ulur në tavolinën jashtë kioskës. Kishte ditë që në atë kafene po vinin të uleshin dhe banorë nga shtëpiat matanë apartamenteve. –Mamaja ime ka ditë që nuk zhvishet. Ka filluar të mbajë erë. Ç’më gjeti. Tani do shkojnë dy komshie t’i mbushin mendjen. Ç’më gjeti…
-Se mos ke haruar fabulën?
-Një grua e bukur e ka hijen e saj më të bukur se një rrotullim i imi mbi bar.
Ata u shtangën. Donin ta tallnin. Ta shanin, ta qëllonin. Por ai kishte ikur drejtë derës së vilës.
-Dëgjuat? Zakonisht këta tipa i mban afër ose prindi ose një njeri me shkollë. Dhe ne që shesim pordhë sikur ç’po bëjmë.Të presim…Të shkojmë te unë foli më i vogli nga të tre se te unë duket oborri saj ja! Dhe fërkoi me dorën e djathtë pëllëmbën e majtë. Nxituan. Hyjnë brenda dhe duke ngritur pak grilën shihnin të gjithë shtëpinë. Ajo ishte ulur në karrige dhe ndiqte dy fëmijët që luanin me qenin pastor. Ai nuk ishte aty. Të gjithë e dinin se ai mungonte me ditë ndoshta dhe me javë. Por ai parkonte makinën te dera dhe nuk i fliste askujt në atë lagje. Panë që ai hyri në oborr. Gruaja i dha diçka në dorë dhe e kur ajo po ecte mbi bar ai po i shkonte pas. Ai u ul në burdurë te shkallët para saj. Ndërsa ajo në karrige. E dëgjonte zonjën dhe përpiqej të mbante mend porositë e saj. Kur ajo lëvizi pak këmbën shikimi i tij që nuk kishte reaguar kurrë në asnjë sjellje femre u ndal mbi gjunjët e saj. U ngrit dhe bëri të ikte. Do donte të shihte hijen e saj dhe jo vetë atë…
Kur hapi derën dhe u mat të dilte jashtë mbeti shtangur. Ishte ai, burri saj.
-I bleve gjë zonjës sime? Tani ik. Ai nuk foli. Rrinte pa lëvizur. Burri iu afrua dhe pasi e pa plot nerv dhe jo pak mllef duke shtrënguar njërin grusht foli- Ik pra! Dhe mos të shoh më para portës! Thirri gruan në emër dhe e shty atë. –Hë ç’ke tani? Ik pra.- zbuti tonin kur ajo iu hodh përqafueshëm.-Lëre- i tha ajo.-Gjynah.
-Ç’bëre këtu brenda te unë? Hë. Fol!
-Asgjë. Kur unë hyra gruaja juaj doli duke u veshur. Asgjë.
Një ditë kioska para pallatave u prish. Shumë banorë te katet e para nisën shembjen e dhomave duke i bërë dyqane dhe bar-kafe. Pas vdekjes së nënës atë të gjorin e joshnin shumë që t’ia blenin shtëpinë në katin e parë. Shumë kohë ai s’pranoi. Burri i vilës solli një ditë një nga shokët e tij. Mes lutjeve dhe në fund kërcënimit ai i shkreti pranoi. Dy fqinj e shoqëruan te noteri duke e siguruar se parataë do i depozitonin në bankë. Kaluan ditë dhe askush nuk dëgjoi më për të. Të gjithë po blinin dhe shembnin. Një mëngjes një agjensi funerale ngjiti te hyrja pallatit një lajm vdekjeje. Atë e kishin gjetur të mbytur në breg të detit. Pasi inaguroi lokalin e shokut të tij ai me gruan nisi të kalonte çdo ditë orë të tëra me gruan aty.

 

SOURCEBulevard News
Previous articleA rrezikohet shëndeti i njerëzve nga gripi i shpendëve? ISHP jep përgjigjen
Next articlePërse Biden po u tregon vendin politikanëve që destabilizojnë Ballkanin