Home Kronika Emrat/ Morën peng dhe keqtrajtuan 39-vjeçarin, Gjykata e Sarandës lë në burg...

Emrat/ Morën peng dhe keqtrajtuan 39-vjeçarin, Gjykata e Sarandës lë në burg 4 të arrestuarit

Gjykata e Sarandës ka vendosur të lerë në  qeli 4 të arrestuarit e operacionit “Pengmarrja”.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se për dy vëllezërit  Pjetër dhe Astrit Ndoj dhe dy fëmijët  e Astritit, Aleksandër e Anton Ndoj, Gjykata ka vendosur masën  e sigurisë “Arrest në burg”.

Ata akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë keqtrajtuar rëndë disa dite më parë 39 – vjeçarin  Gentian Omeri.

Tre prej të arrestuarve  janë transferuar drejt burgut të Bënçës, ndërsa njeri në burgun e Kavajës. Ndërkohë në kërkim  vazhdon të mbetet Alfred Ndoj.

Previous articleNora Malaj në Big Brother VIP? “Nuk do të shkoja për të fituar…”/ Rrëfehet pedagogia dhe komenton ngjarjet e ndodhura në ‘BBV2’: Ja çfarë do të bëja ndryshe
Next article“Moti do të përkeqësohet”/ Ministria e Mbrojtjes: I gjithë vendi do të ketë reshje me intensitet të lartë…