Home Sport Elozhe nga të gjitha anët për Brojën, Sherwood: E dashuroj për futbollin...

Elozhe nga të gjitha anët për Brojën, Sherwood: E dashuroj për futbollin që luan

Paraqitjet e shkëlqyera që po bën Armando Broja në këtë sezon me fanellën e Southampton kanë surprizuar jashtë mase ish-trajnerin e Tottenham dhe Aston Villas Tim Sherwood, i cili i ftuar në Sky Sport England ka thurur elozhe për sulmuesin shqiptar i cili shënoi në sfidën e fundit ndaj Southampton duke e çuar në 5 numrin e golave në këtë edicion të Premier League.

“Broja është një lojtar për skuadrën, ai nuk është një futbollist që mendon vetëm për aspketin personal dhe që kërkon të vihet në dukje individualisht pasi ai luan shumë mirë për skuadrën.

Ai di si të lëvizë në fushë dhe kur duhet të lëvizë, krijon hapësira për shokët e ekipit. Nëse unë do isha një mesfushor dhe në fakt unë jam një mesfushor unë do doja të shikoja numrin e tij, dhe tia pasoja topin Brojës pasi e di shumë mirë që mbrojtësit nuk do ta kapin dot atë.

Armando është shumë i shpejtë me topin në këmbë dhe zotëron aftësi të jashtëzakonshme përpara porte. Unë e dashuroj atë”, deklaroi Sherwood.