Home Slideri Elbasani kundër KURUM, Qeveria mbron ndotësit e qytetit

Elbasani kundër KURUM, Qeveria mbron ndotësit e qytetit

Nga Bujar  Xhelili

t5y56Gjithë Elbasani është kundër KURUM, dhe qeverisë e cila prej kohësh ka mbrojtur dhe po mbron ndotësit e qytetit. Rritja e nivelit të ndotjes dhe mungesa e kujdesit dhe vëmëndjes nga pushteti vendor dhe qëndror, ka mobilizuar banorët e fshatrave dhe qytetit të paralajmërojnë  bllokimin e aksit rrugor nacional Elbasan-Tiranë deri tek tuneli, në rast se nuk marren masa urgjente për të ndaluar ndotjen alarmante që u shkakton atyre KURUM. Uzina e çelikut dhe impiantet e tjera të shkrirjes së metaleve, të kompanisë KURUM, prej vitesh po helmojnë mbi 1500 familjet e këtyre fshatrave, duke krijuar stres dhe duke u shkaktuar atyre dëmtime të rënda në shëndet. Banorët e fshatrave të kësaj komune të indinjuar shprehen se “prej vitesh ne jemi të vetmuar, asnjeri nuk na përkrah, as komuna as Prefektura, as qeveritë, as  deputetët, KURUM po helmon banesat tona, ne dhe fëmijët  tanë, bagëtinë dhe të mbjellat tona, dhe asnjeri nuk vjen të ndalojë këtë tmerr që po përjetojmë ne”. Gjatë fushatës së fundit elektorale  deputetët dhe ministrant e kësaj qeverie u premtuan atyre se “do të ndalim ndotjen, do ta detyrojmë KURUM të vendosë sistemin e filtrave ndryshe do të bllokojmë aktivitetin e tij”. Por duket se KURUM,  ka sfiduar ligjet, ministrant e qeverisë, deputetët, dhe nuk po pyet për jetën e mijëra banorëve.

Uzina e çelikut dhe impiantet e tjera të shkrirjes së metaleve, të kompanisë KURUM, prej vitesh po helmojnë mbi 1500 familjet e këtyre fshatrave, duke krijuar stres dhe duke u shkaktuar atyre dëmtime të rënda në shëndet. Banorët e fshatrave të kësaj komune të indinjuar shprehen se “prej vitesh ne jemi të vetmuar, asnjeri nuk na përkrah, as komuna as Prefektura, as qeveritë, as deputetët, KURUM po helmon banesat tona, ne dhe fëmijët tanë, bagëtinë dhe të mbjellat tona, dhe asnjeri nuk vjen të ndalojë këtë tmerr që po përjetojmë ne

Në marsin e këtij viti për herën e dytë, banorët e 5 fshatrave , duke parë mashtrimet dhe heshtjen vrastare të qeverisë, paguan  një avokat dhe hapën edhe një çështje penale ndaj KURUM, dosje e cila nuk u hetua kurrë nga Prokuroria, por edhe as u gjykua ndonjëherë. Në Maternitetin e Elbasanit shprehen se “në çdo 5 lindje që vijnë nga fshatrat e Bradasheshit, 2  prej tyre  dalin me probleme, dhe kjo si shkak i ndotjes nga KURUM, i cili sipas raporteve dhe matjeve mjedisore rezulton se shkakton ndotje afro 10 herë mbi normat e lejuara në ato fshatra”. Banorët e 5 fshatrave të  Bradasheshit që ndoten keqazi nga uzinat e KURUM, sërish janë ngritur në protesta dje për ndotjen alarmante e cila po helmon gjithçka që ata kanë. Helmet dhe gazrat po mbulojnë ditën e natën banesat, duke mos i lejuar të hapin dyert dhe dritaret, po u helmon bagëtinë, dhe kjo duket se refuzimi banorëve të Elbasanit për të mos blerë qumështin dhe bulmetin e tyre. Po helmon ajrin duke sëmurur burra, gra dhe fëmijë të atyre fshatrave, si dhe po dëmton dhe ndikon tek lindjet e reja. Por si të mos mjaftonte kjo situatë alarmante,  banorët u shprehën se “ndjehemi të braktisur edhe nga Agjensia Rajonale e Mjedisit, kurse inspektorët e saj as që duken në Bradashesh, ndoshta janë kompromentuar ashtu siç janë kompromentuar edhe të tjerët nga KURUM, pra janë blerë”.  ARM duhej të ishte  gjendur vazhdimisht në uzinat e KURUM, të kryente matjet dhe të monitoronte ndotjen e ajrit  në zonat e banuara të komunës së Bradasheshit, ndërkohë që inspektorët e saj ose nuk e njohin detyrën ose nuk duan ta kryejnë atë.

Ligji  dhe Agjensia e Mjedisit  duhet ta detyrojnë  KURUM-in të  mbajë 24 orë në punë sistemin e filtrave  kur furrat e shkrirjes janë të ndezura, dhe ti fikë ato kur procesi ka përfunduar procesi. Në çdo shtet tjetër europian ose jo, KURUM do të ishte gjobitur  dhe larguar  prej  kohësh, por  dhe nuk do të guxonte të luante me ligjet e shtetit, dhe jetën e qytetarëve,  por tek ne duket se  se blihen lehtë dhe lirë  qeveritarët.     

Ndotja e KURUM, ka qenë dhe është problemi kryesor jetësor për banorët e komunës së Bradasheshit. Dje një  banor i fshatit Katundi Ri u shpreh për “Bulevard” se “ne kemi vendosur të bllokojmë aksin nacional Elbasan-Tiranë do të mblidhemi dhe do të bllokojmë rrugën  por edhe portën kryesore të KURUM-it, situata është më shumë se alarmante, në fushatë na  thanë se do të detyrojmë  turqit të vendosin sistemin e filtrave, se na thanë se kemi investuar miliona dollarë, ndërkohë që ne nuk hapim dot dyert dhe dritaret  dhe po na helmohen tokat, bagëtitë, fëmijët”. Paralajmërimi banorëve  ka ardhur edhe për deputetët socialistë, të cilët u premtuan atyre ndryshimin e situatës pasi të vinin në pushtet, por që realisht situata është rënduar më shumë prej 2 vitesh. Ligji  dhe Agjensia e Mjedisit  duhet ta detyrojnë  KURUM-in të  mbajë 24 orë në punë sistemin e filtrave  kur furrat e shkrirjes janë të ndezura, dhe ti fikë ato kur procesi ka përfunduar procesi. Në çdo shtet tjetër europian ose jo, KURUM do të ishte gjobitur  dhe larguar  prej  kohësh, por  dhe nuk do të guxonte të luante me ligjet e shtetit, dhe jetën e qytetarëve,  por tek ne duket se  se blihen lehtë dhe lirë  qeveritarët.