Home Aktualitet Egzaltohet nga anëtarsimet! Statusi i kreut të arsimit në Durrës Filip Gjonçi…për...

Egzaltohet nga anëtarsimet! Statusi i kreut të arsimit në Durrës Filip Gjonçi…për mitingun e PD-së

filipiKreu i arsimit në Durrës Filip Gjonçi nuk e ka kursyer entuziazmin e tij pas mitingut të organizuar nga PD-ja në pallatin e sportit me një kapacitet prej 1800 vendesh ku janë anëtarsuar 3000 mijë anëtar të rinj në PD. Gjonci i cili duhet marrë në ndjekje penale për tolerimin që i ka bërë njerëzve të panjohur për të bërë presion te nxënësit duke i kërkuar anëtarsimin në PD, ka preferuar të egzaltohet nga një miting si drejtor arsimi që në fakt kishte të bënte me miting partie. Po zoti Gjonçi, i cili ka ardhur në drejtimin e arsimit pasi ka shitur bileta për shumë vite në një angjeci private, duket se ka shijuar cdo emërim dhe largim nga puna në arsim, ndërsa në Durrës do të mbahet mend gjatë për pikëçuditëset që i dërgojnë varteset në mesazhet e tyre. Rasti i Gjonçajt, i cili në vend që të jetë drejtor i arsimit bëhet drejtor i dhunës ndaj fëmijëve duke i dërguar ato me dhunë dhe forcë në pallatin ku bëhet mitingu është tregues i qartë jo i degradimit të tij, pasi këtë ai e ka bërë edhe pak ditë më parë kur pezulloi mësimin, për të ndjekur një shfaqeje të një njeriu që akuzohet për pedofili dhe aq më shumë që ka botuar një libër pornografik, për faktin e vetëm se kishte urdhër nga ministria, po i degradimit të institucioneve nga njerëz që janë marrë rrugës për të vjedhur dhe për ti përdorur për vjedhje. Ky është teksti i plotë që dejtori i arsimit në Durrës, Filip Gjonçi ka botuar në statusin e tij në facebook pas mitingut për “anëtarsimin” e të rinjve nga i vili ka mbetur mjaft i egzaltuar! “Të dashur miq! Sot në mbrëmje në mes të entuziazmit të papërshkruar që ngrinte “peshë” Pallatin e Sportit, festuam anëtarsimin në PD të 3000 të rejave dhe të rinjve të Durrësit. Kjo ngjarje shënon anëtarsimin më masiv, besimin më kulmor të të rinjve drejt PD që nga themelimi i saj. Përshendeti Presidenti i nderit të IYDU Daniel Walter. Ndihesha shumë i emocionuar dhe i lumturuar nga ky vërshim i papërmbajtur rinor drejt PD. Për mua besimi i të rinjve ka qenë dhe mbetet eliksiri i jetës që shumëfishon energjitë e mia dhe uragani i çdo fitoreje. Ne jemi Ndryshimi – Përpara! Entuziazmi i tyre është energjia e fitores së 23 qershorit. Zoti i bekoftë!”

Previous articleXhaxhi militanti sjell pjesë nga poema e Ed Bushit pas djegies së gazetës
Next articleMonika Tahiri mashtron nëndrejtorin e ISSH dhe plasarit koalicionin e PD-së me PDIU-në në Durrës