Home Sport Egnatia merr pikë në “Niko Dovana”, vazhdon vuajtja për Teutën

Egnatia merr pikë në “Niko Dovana”, vazhdon vuajtja për Teutën

Teuta-Egnatia mbyllin raundin e 17-të të Kategorisë Superiore, me dy skuadrat që janë ndarë me barazim 1-1.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, ndonëse nga të dyja anët u tentua që të gjendej rruga drejt rrjetës.

Ishin rrogozhinasit ata që zhbllokuan sfidën, duke realizuar në minutën e 51’ me Dwamena, i cili i dha avantazhin miqve. Ndërkohë, në minutën e 70’ vendasit barazuan me Kallakun.

Pas këtij takimi, Teuta renditet në vend të tetë me 18 pikë, teksa Egnatia rikthehet në vend të katërt me 26 pikë.

Previous articleItalia kërkon ‘shkëputjen’ nga Rusia, strategjia e re e Melonit, rriten lidhjet e forta energjetike me shtetin afrikan
Next articleTCH i hap letrat Luizit: Përdori sëmundjen për të marrë para nga Dhoma e Noterëve/ VIDEO