Home Sport Egnatia e denjë për Europë, Kukësi shpëton në fund, Teutës i mjafton...

Egnatia e denjë për Europë, Kukësi shpëton në fund, Teutës i mjafton një gol ndaj Kastriotit

Përveç ndeshjeve të skuadrave kryeqytetase, në kuadër të Superligës janë luajtur edhe 3 takime të tjera të javës së 34-të.

Teuta ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Kastriotin në Durrës. Goli i vetëm i takimit erdhi nga Beqja në minutëne 3-të. Me këtë rezultat, durrsakët janë në vendin e pestë me 45 pikë, ndërsa krutanët mbyllin klasifikimin me 35 pikë.

Bylis dhe Kukësi kanë barazuar 1-1. Zguro u duk se ishte heroi i ballshiotëve me golin e tij në shtesë, por në limite Taipi i dha një pikë verilindorëve. Skuadra e Naxhi Shensoit është në vendin e tetë me 37 pikë, ndërsa kuksianët janë një pozicion më mirë me 41 pikë.

Egnatia tregon se është një skuadër e denjë për Europë. Skuadra nga Rrogozhina ia doli të thyejë Erzenin me shifrat 3-2. Dopieta e Dëamena dhe goli i Mustës neutralizuan ata të Ademit dhe Kapllanit. Egnatia është në vendin e 3-të me 52 pikë, ndërsa shijakasit e shohin veten të parafundit me 39 pikë.

Previous articleTrishtuese/ Ndahet nga jeta fituesi i çmimit Nobel
Next articleDy ndeshje larg titullit, Tirana thyen lehtësisht Laçin! Partizani qëndron në garë duke mposhtur Vllazninë