Home Top Lajmet Edmond Agolli: Kultura e artit gjithnjë e më shumë në rritje

Edmond Agolli: Kultura e artit gjithnjë e më shumë në rritje

 Nga Marinela Dushi / Qytetarët tregojnë interes për ekspozitat e hapura ne galerinë e qytetit të Durrësit.

Kur është hapur galeria e arteve, në qytetin e Durrësit?

Galeria ka më shumë se 2 vjet qëkur është hapur. Pra me 21 Prill 2011, gjatë periudhës së një fushate të pushtetit vendor. Dhe që nga ajo periudhë e deri më sot, galeria ka funkisonuar në mënyrë të pandërprerë me ekspozita në pikturë, në skulpturë prej druri, mermeri,allçie etj.

Cila është ekspozita e parë me të cilën është hapur galeria?

Galeria është hapur me një ekspozitë nga piktorët durrsakë të cilët jetonin si brenda dhe jashtë Shqipërisë , të cilët kishin emigruar në vende të ndryshme, pra erdhën emigrant që nga Italia deri nga Kanadaja. Këta erdhën në Durrës dhe morën pjesë në konkursë me pikturat e tyre. Më pas e kemi përballuar me fondet e galerisë. Ne në fakt kemi një fond shumë të madhë, të mbledhur ndër vite , me piktura që nga viti 1946e në vazhdim nga piktorë të ndryshëm.

Sa është numri I pikturave nga fondi galerisë?

Janë 1420 piktura të fondit të vjetër të galerisë.

Sa interes shfaqin qytetarët, turistët për ekspozitat që hapen? A ka shumë vizitorë?

Që në periudhën kur u hap galeria e deri më sot, interesi I qytetarëve për ekspozitat po rritet gjithnjë e më shumë. Pra është krijuar një grup intelektualësh që janë vizitorë të përhershëm të ekspozitave që hapen, të cilët rrinë me orë të tëra brenda për të shijuar mrekullitë e artit. Ajo që vlersohet shumë dhe nga piktorët e huaj që hapin ekspozita me pikturat e tyre në galerinë tonë, është pozicioni gjeografik favorizues që ka. Pra galleria është e pozicionuar në një vend sgumë të mirë, që mund të shikohet nga cdokush, nga cdo qytetarë. Pikturat, skulpturat mund të shikohen dhe që nga jashtë xhamave kur galleria është e mbyllur sepse të gjitha veprat janë të ndricuara. Galleria e qyetit të Durrësit është shumë e ndjekur nga vizitorët, madje mbase më e ndjekura edhe në shkallë republike.

Si funksionon hapja e një ekspozite, cilat janë procedurat që ndiqen?

Piktorët, skulptorët bëjnë kërkesën e tyre që në fillim të vitit, për të paraqitur punën e tyre artistike në një ekspozitë për qytetarët. Shqyrtohen të gjitha kërkesat dhe I përcaktojme data sipas një garfike të caktuar. Pra funksionon mbi bazën e kërkesës. Dhe diçka , çdo piktorë kur hap një ekspozitë më pikturat e tij, ka si detyrim që të dhuroj një nga pikturat e tij për fondin e galerisë. Kështu krijohet fondi I veprave të galeisë ndër vite dhe këto piktura rregjistrohen në Tiranë si pasuri kombëtare e galerisë së arteve.

Sa ekspozita janë bërë afërsisht që kur është hapur galeria?

Janë shumë, smund ti mbaj mend ekzaktësisht, por ta llogarisim sikur nga 3 ekspozita në muaj, për 2 vjet, afërsisht mund të jenë bërë mbi 65 ekspozita nga të gjitha rrymat e artit.

Mund të më permendni disa nga ekspozitat e hapur në galeri?

Janë hapur ekspozita nga piktorë të huaj, nga Anglia, Belgjika. Gjithashtu nga piktorë francezë, me të cilët ne kemi një bashkëpunim shumë të fort me Francën, vit për vit hapin ekspozita në galerinë tonë. Vlen për tu përmendur dhe ekspozita e mbajtur për 100 vjetorin e Pavarsisë. Gjithashtu ne bëjmë shpesh ekspozita personale për përvjetorë të ndryshëm të shumë piktorëve, skulptorëve që kanë dhënë një kontribut shumë të madhe shoqërisë durrsake me punëen e tyre .ekspozita ndaj skultporëve si psh: Sabri Tuçi, Zef Ujka, Gavril Priftulin etj, si dhe ndaj piktorëve si: Sali Xhixha, Skënder Kokobobo etj.

Cila është ekspozita më e suksesshme e bërë deri më sot?

Cdo ekspozitë ka sukseset e veta, por ajo që mund të veçohet ,duke u fokusuar dhe nga numri I madhë I viziorëvë, si Shqiptarë dhe të huaj, është ekspozita për 100 vjetorin e pavarsisë. Në muajin Nëntorë u mbajtën 2 ekspozita të cilat në njerin pavion u mbajt ekspozita për pavarsinë e Shqipërisë , me vepra nga fondi I galerisë, pra me veprta ndër viteqë pasqyronin cdo pëiudhë historike të kombit tonë. Ndërsa pavioni tjetër pasqyrontre çlirimine Shqipërisë. Erdhën vizitorë nga Maqedonia, Mali I Zi etj. Pati shumë viziotë sepse kjo periudhë përkonte dhe me frymën e patriotizmit shqiptarë. Fondin e mbledhur ndër vite ne e kemi shfrytëzuar për cdo rasty feste, sic ishte dhe 100 vjetori I pavarsisë. Bashkia ka bërë dicka të mirë , që hyrja e qytetarëve në galeri , për të parë ekspozitat e ndryshme që bëhen , janë falas.

Po për momentin, a kemi ndonjë ekspozitë të hapur?

Po kemi një ekspozitë nga një peronalitet I njohur arbëreshë, Luis De Rosa. Ekspozita e tij e quajtur “ Fshati im arbëreshë” e cila është hapur që me dtë 21 Janar, por tani do mbyllet keto ditë. Kjo ekspozitë ka treguar interes për qytetarët sepse tregohet historia e shqiptarëve arebëreshë të mbetur në Itali. Luisi me anë të ekspozitës ka paraqitur ecurin, arritjet, pengesat që ka patur populi I tij, arbëreshë. Ai tregon kulturën e vendit të tij, përpjekjet që kanë bërë për të ruajtur traditën, zakonët, gjuhën e tyre arbëresh, përpjekjet e tyre për të qenurit shqiptarë.

Mund të zbuloni disa nga ekspozitat që priten të hapen në të ardhmen?

Këtë vit do të ketë 2 aktivitete të rëndësishëm në bashkkëpunim me ambasadën Italiane. Do të bëhet një ekspozitë për Ibrahim Kodrën dhe tjetra do të jetë për pikturat e 129 piktorëve Italian. Gjithashtu do të kemi bashkëpunim edhe për këtë vit më ambasadën Franceze.
Bashkëpunim tjetër do të jetë me një koloni piktorësh nga një galeri private, të cilët do të qëndrojnë në Durrës për 10-15 ditë dhe do bëjnë piktura për qytetin e Durrësit. Po kështu , kemi një basjkëpunim më një përsonalitet nga kosova , Jetulla Aliti ( Eti), I cili është antari akademisë europiane të arteve. Për të qarkulluar vlerat në artine kulturës, të veprave të fundit, në bëjmë një bashkëpunim më galeritë e qyteteve të ndryshmë të Shqipërisë, si me Shkodrën, Korçën, Tiranën etj. Veprat e qytetit të Durrësit shkojnë në keto qytete dhe po në të njejtën ditë veprat e këtyrë qyeteve hapin ekspizotë në galerinë Durrësit.

Previous articleMancaku: titulli nuk është çështje e mbyllur, ne shpresojmë
Next articleLuis De Rosa: Ekspozita flet për historinë e fshatit tim arbëresh