Home Aktualitet Ed Dobi: Në PD-në e Durrësit nuk ka klane, fitorja e saj...

Ed Dobi: Në PD-në e Durrësit nuk ka klane, fitorja e saj është e garantuar me emra si Igli Cara, Armand Teliti, Arqile Gorea dhe Zamir Ramadani

ed dobiOptimizmi në degën e PD-së së Durrësit për një fitore të mundëshme në zgjedhjet e 23 qershorit duket se ka pushtuar të gjithë strukturat e saj dhe aq më shumë drejtuesit të cilët shprehen se nuk ka asnjë diskutim që PD-ja do të fitojë zgjedhjet pasi ajo ka ditur të qeverisë në këto tetë vite më mirë se PS-ja dhe aq më shumë ajo ka mundur të bëjë të kënaqur më shumë qytetarë se sa opozita që kërkon të marrë pushtetin. Edmond Dobi, një nga drejtuesit prej vitesh të strukturave të PD-së në Durrës dhe aktualisht edhe drejtor i infrastrukturës në Hekurudhën Shqiptare sh.a flet për mosegzistencën e klaneve brenda PD-së dhe për njerëzit që po e çojnë këtë forcë politike për herë të tretë drejt një fitore të sigurtë.
Zoti Dobi, ju jeni një nga drejtuesit kryesorë të HSH, aq më shumë kur bëhet fjalë për infrastrukturën. A ka nisur ky vit me tregues pozitiv për këtë ndërrmarrje ku është lidhur edhe fati i qindra e qindra punonjësve dhe aq më shumë i shumë qytetarëve që presin të kenë një shërbim më të mirë në linjën hekurudhore?
Së pari unë ju falenderoj për intervistën dhe pa as më të voglin hezitim po ju them se ky vit ka nisur më mbarë dhe kjo nuk është rastësi. Ka vite që po punohet me një mentalitet tjetër në këtë ndërmarrje gjigande siç është HSH dhe natyrisht me problem të mbartura vështirësitë tona kanë qenë të mëdha. Mund të them se me drejtimin prej katë vitesh të këtij sektori, mentaliteti ka qenë për ta vënë në eficensë dhe për të bërë reformë në funksion të menaxhimit sa më të mirë të kësaj ndërmarrje. Ajo që unë mund të them është se ekipi që drejton aktualisht HSH është jo vetëm ekip specialistësh por edhe me vizion që konsiston në nxjerrjen nga gjendja ku është kjo hekurudhë dhe mbi të gjitha në përkushtimin e drejtuesve për ta reformuar atë dhe për ta sjellë në parametra që i kanë munguar prej vitesh. Unë mund të them me plot gojën sot se HSH ka ndryshuar jo vetëm në koncept, jo vetëm në strategji, jo vetëm në investime, por edhe në efikasitetin që ajo ndodhet çdo ditë e më shumë. Pa as më të voglin diskutim këtu ka meritë dhe vetë ministri Olldashi i cili e ka parë këtë sektor si mjaft të rëndësishëm dhe e ka ndjekur nga afër problematikën e tij dhe aq më shumë dhe strategjinë për ta nxjerrë nga gjendja ku e futën në vite.
Zoti Dobi, ju folët në parim për atë që po ndryshon në HSH, po në fakt a keni ju gjëra konkrete që e bindin qytetarin se në këtë ndërrmarje po punohet?
Po . Pa as më të voglin dyshim me të gjithë vështirësitë që nuk janë vetëm nga ana jonë, por që vijnë dhe nga faktorë të tjerë dhe që tashmë janë bërë të ditur. Përpjekjet e drejtuesve të saj dhe sidomos e z. Zamir Ramadani kanë bërë që kjo ndërrmarrje të jetë në kërkim të daljes nga gjendja që siç e thashë është e mbartur dhe jo e krijuar. Është vështirë për një ndërmarrje të tillë që një drejtues të dijë të bëjë reformë duke ruajtur kontigjentin e specialistëve, po aq më shumë edhe të punonjësve të cilët kanë aty bukën e gojës. Mendoj se ky është një fakt shumë i madh që tregon se sa është punuar në këtë drejtim. Po ashtu në çdo vit ne kemi pasur kontrata me shumë biznese të fuqishme që kanë zgjedhur HSH për të bërë transportin dhe të ardhurat nuk kanë qenë të pakta. E theksoj se ka edhe të tjerë faktorë që ndikojnë në këtë drejtim, por asnjë herë asnjë kontratë nuk është prishur apo pezulluar për shkak të pozicionit apo keqmenaxhimit të drejtuesve të HSH. Ajo që mund t’u them sot si risi është se ne kemi mundur të lidhim pas 20 vitesh një kontratë që i kishte munguar transportit hekurudhorë. Bëhet fjalë për transportin e ferrokromit që do të vijë nga zonat që ai nxirret dhe do të shkojë në destinacionet e eksportit që bën vendi ynë. Po ashtu mund t’u them se jemi në pag të nënshkrimit të marrveshjeve të rëndësishme dhe kjo pasi vetë kompanitë që po merren me investimet e gjigandit të TAP-it të kërkojnë HSH si partnere transporti. Siç e thashë, për të gjitha këto kemi pasur jo vetëm përkushtimin tonë dhe të drejtorit Ramadani, po edhe vëmendjen e ministrit Olldashi që e ka parë HSH si prioritet të punës së tij në kuadër të programit të PD-së.
Zoti Dobi, ju jeni edhe një nga njerëzit e angazhuar në drejtimin e strukturave të PD-së në Durrës. A ka klane aktualisht kjo parti në këtë qytet dhe si e shikoni ju rezultatin e saj në këto zgjedhje?
Ajo që mund të them me plot gojën qëndron në faktin se kurrë strukturat e PD-së në Durrës nuk kanë qenë më të mobilizuara, kurrë nuk ka pasur një angazhim të tillë për të realizuar një fitore dhe aq më shumë kurrë PD-ja nuk ka pasur një numër kaq të lartë të anëtarve të saj që marrin pjesë në këto mbledhje. Ju them pa as më të voglin dyshim se fitorja e PD-së është e sigurtë dhe aq më shumë që kjo është meritë e drejtimit që i ka bërë PD-së së Durrësit kryetari i saj Igli Cara. Ka disa javë që unë po ndjek mbledhje dhe po organizojmë takime dhe gjejë një frymë mjaft optimiste dhe garantuese për sukses në këto zgjedhje. Nuk bëhet fjalë për klane në PD-në e Durrësit po bëhet fjalë për mbështetje dhe njerëzit që e gëzojnë këtë janë Cara, Teliti dhe Gorea. Është folur shumë për zgjedhjen e Telitit në krye të qarkut por unë mund t’u them se kjo ka shkaktuar një rritje të elektoratit dhe ai është pritur mjaft mirë në të gjithë takimet që janë zhvilluar. Unë jam i bindur dhe këtu flas me zërin e atyre që dëgjoj. Ekipi i Carës, Goresë , Ramadanit dhe Telitit pa as më të voglin dyshim do ta nxjerrin PD-në në Durrës fituese.

Previous articleProçesi i legalizimit si shërbesë ndaj qytetarëve dhe jo politikës
Next articleEduard Ndreu në prag të arrestimit. Kompanitë private dorëzojnë dosjen penale në Prokurori