Home Aktualitet Dyndje në pikat kufitare pas festave, Policia del me njoftim: Janë shtuar...

Dyndje në pikat kufitare pas festave, Policia del me njoftim: Janë shtuar sportelet dhe masat për të shmangur trafikun

Policia e Shtetit/ Vijon kthimi normal për në vendet e punës, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të qytetarëve shqiptarë që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit.

Policia Kufitare ka shtuar masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit shqiptar që kthehen në vendet e tyre të punës dhe për qytetarët që udhëtojnë për qëllime të ndryshme.

Masat, të koordinuara me homologët në pikat tokësore, me qëllim pasjen e një lëvizjeje të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit.

Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ka shtuar sportele në dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim shmangien e rradhëve të gjata dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit dhe që tashmë po kthehen në vendet e tyre të punës.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon lëvizja normale dhe nuk janë krijuar radhë apo vonesa për qytetarët dhe automjetet që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.

Previous articleVdekja e Papës Benedikti XVI, radha e njerëzve kalon pritshmëritë e Vatikanit! 65 mijë qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit ditën e parë të homazheve
Next articleShfaqet një version i ri i COVID, XBB.1.5 që po alarmon botën