Home Kosova Dy shpërthime në Mitrovicë

Dy shpërthime në Mitrovicë

mitrovicxaPolicia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë natës së mbrëmshme, në dy raste të ndara, janë regjistruar dy shpërthime në veri të Mitrovicës, ndërsa cak i sulmeve ishin dy objektet hoteliere private.

“Rasti i parë i shpërthimit është regjistruar rreth orës 19:40min, në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës, ndërsa dëme materiale janë regjistruar në lokalin (kafeterinë) e një qytetari të përkatësisë etnike boshnjake”, thuhet në njoftim, ku sqarohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shpërthimi i dytë, sipa snjoftimit, është regjistruar disa minuta para mesnatës, rreth orës 23:45min, në rrugën “Angjellka Neshiqa”, në ballkonin e një moteli privat, pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, në veri të Mitrovicës.

“Dëme të vogla materiale janë regjistruar në një automjet tip “Toyota”, pronë e ankuesit, e cila ishte e parkuar afër vendit të shpërthimit ndërsa janë regjistruar edhe dëme sipërfaqësore materiale në pjesën e jashtme të lokalit”.

“Nuk është raportuar për persona të lënduar ndërsa besohej se mjeti eksplodues, mund të jetë një granatë dore, e ngjashme me atë të rastit të parë të shpërthimit”, thuhet në njoftim.

Rastet janë regjistruar si vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rasteve të regjistruara.

Previous articleXhaxhi militanti shpjegon famën që ka marrë Ed Bushi nga foto me pelen adhe sherrin për brekët në PD
Next articleTrajko Veljanovski apel ndërkombëtarëve për të vëzhguar zgjedhjet lokale