Home Letersi Dushk për gogla

Dushk për gogla

Sevdail Hyseni

I erdhi pritjes rendi

Për të ik’ nga vendi,

Taksirati seç na zuri

Mos të ik edhe truri.

 

Ka sytë këmbët me visika

Sikur shiu pika – pika,

Gjatë regjimit n’Jugosllavi

Me shpërnguljet në Turqi.

 

Viza hiles i nxjerr bishta

– Shkon Selishta për dy gishta,

Me Marrëveshjet në Bruksel

Njëra hyn e tjetra del.

 

Nuk mbarojnë vetëm me kaq,

– E dini meselenë e Sylës n’Bilaç?

Apo të Nastradinit dikur në përralla,

Dushkun për gogla e merr për arra!

Previous article‘Mëso të mos shtiresh dhe mashtrosh’, tezja e Kiarës reagon pas sulmeve të Efit
Next articleE REFUZUAN- Oferta e Ramazan Rrajës për policët që e arrestuan: Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim