Home Top Lajmet Durrësi si Venecia apo një kopje e keqe e saj?!

Durrësi si Venecia apo një kopje e keqe e saj?!

dr3Nga Marinela Dushi / A keni dëgjuar për një qytet të mrekullueshëm që ndodhet në Itali, a keni dëgjuar për Venecian? Besoj se po. Një qytet unik e cila është e ndërtuar mbi ujë, ku njerëzit lundrojnë mes përmes qytetit me varkë për të lëvizur nga një vend në tjetër. Një qytet që të verbon nga mrekullia që e karakterizon , një qytet që ka tërhequr vëmendjen e mijërave turistëve anembanë botës. Edhe Durrësi një qytet turistik është ama. Mbase nuk tërheq aq turista sa Venecia por prap vend turistik mbetet, smund ta mohojmë këtë. A, se harrova ta përcaktoj, vend turistik vetëm për sezonin e verës, sa I përket dimrit në Durrës…më mirë spo e them fare. Turista në dimër?! Se besoj të ketë, nëse po , një numër shumë të vogël besoj duke marrë parasysh cfarë të ofron Durrësi gjatë dimrit. Por sic duket situata mund të ndryshoj ! Mbase ne durrësakët jemi me fat, ndoshta Zoti na ka dashur shumë dhe mund të bëjë një mrekulli me ne, sic thuhet ndryshe ..mbase kemi lindure me “ këmishë të bardhë”. Mund të kemi fatin që shumë shpejt të bëhemi një Venecia alladurrsake. Me ndihmën e Zotit dhe të shirave mbase dhe ne do të kemi një qytet mbi ujë, një qytet që do të tërheq vëmendjen e turistave edhe dimrit. Mbase shirat do të na ndihmojnë të nxisim turizmin në këtë periudhë që të na ndihmojnë të dalim nga kriza ekonomike.

Durrësi si Venecia apo një kopje e keqe e saj?! Si është Durrësi në të vërtetë në këto ditët me shi ?

Prej disa muajsh është prishur rendi I qetësisë të zonës së Plazhit gjatë dimrit. Ka kohë që është prishur estetika e tij. Një lëmsh I madh më mbështjell teksa kaloj në këtë zonë. Kjo rrëmujë ka ardhur si pasojë e disa punimeve që po bëhen me mbarimin e sezonit veror 2012. Problem I madh është bërë derdhja e ujërave të zeza në det, duke alarmuar turistët për mirëqenien e tyre të cilët ishin larë në një det të ndotur. Për ti dhënë zgjidhje këtij problemi , bashkia e Durrësit merr masa për të ndaluar këtë ndodhi. Prej muajsh kanë vazhduar punimet për këtë problem, duke rregulluar kanalet e ujërave të zeza , për të vendosur tuba të reja duke I zëvendësuar nga ato qe janë të çarë, në mënyrë që të mos dalin më në sipërfaqe ujërat e zeza. Por këto punime siç e thashë më lart, kanë krijuar një gjendje kaosi në segmentin rrugor Plepa – ura e Dajlanit . Bllokimi I njërit kalim të segmentit rrugor ka çrregulluar qarkullimine makinave, duke rënduar trafikun. Një lëmsh dhe një zhurmë e madhe të çmend sapo vendos këmbën në këtë zonë. Njëri kalim I rrugës është bllokuar me makina, kamione të shumta të mëdha, fadrome të cilat çajnë asfaltin e rrugës të shoqëruar me një zhurmë acaruese, hekurishte të përhapura kudo në rrugë. Ndjesia e lëmshit shkon deri në nervrikosje në momentin teksa je duke kaluar dhe ndjen që toka nën këmbët e tua dridhet e të shkund të tërën, për të kaluar në ndjesinë e tërmetit. Por jo, nuk ishte tërmet…makineritë, fadromat po prishnin rrugën, po e çanin duke krijuar gropa të mëdhaja, e pastaj për ti dhënë mundësinë puntorëve të bëjnë punën e tyre, pra të vendosin tuba të reja. Kaosi që po sjellin këto punime, të cilat bëhen në shërbim të të mirës publike, ka sjell pasoja. Duke u prishur rendi I qarkullimit të makinave , shumë aksidente kanë ndodhur,sidomos këtë muajine fundit, muajin Janar. Aksidente me makinë, aksidente me këmbësorë…..Po sikur të mos mjaftonin këto shqetësime, banorët e zonës së Plazhit të Durrësit u përballën dhe me një problematikë me përmasa të mëdha… Me fenomenin PERMBYTJE. Pikat e shiut prej ditësh trokisnin fort mbi xhamat e dritareve. Dielli ishtë harruar nga banorët duke u fshehur nën shtullungat ngjyrë gri, pas reve të mbledhura sëbashku për tja lënë radhën shiut të furishëm…e më pas përmbytjeve. Banorët e zonës së Plazhit duke mos u mjaftuar me lagështirën që kanë në shtëpitë e tyre nga vet fakti që jemi një vend bregdetarë, përballen dhe me përmbytjet . Shumë shtëpi, banesa, biznese private, shumë rrugë përmbyten sapo qielli fillon të “ shfryj” vrerin e tij mbi tokë sikur të ishte I nervrikosur me ne. Sapo fillon të bie shi rrugët bllokohen duke u bërë të pakalueshme nga këmbësorët, për të nxitur nevojën e një “barke” që të lundrojmë mbi liqenin artificial dhe natyror ngjyrë gri. Do të thoni pse artificial dhe natyror ,se sikur kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ja po jua shpjegoj. Përmbyetjet janë shkaktuar nga dora e mbinatyrshme , nga nëna natyrë, por dhe nga vetë dora e njeriut. A thua sikur njeriu ka bërë një komplot me natyrën ? Dora e njeriut aq sa ndërton , aq dhe shkatërron. A thua që të kemi fuqi të mbinatyrshme në duart tona që të bëjmë këtë gjë? Siç duket po. Ndërtimet e shumta të bëra gjatë viteve të fundit në zonën e Plazhit për të investuar dhe përfituar nga turizmi, ka bërë që ambicja për para u ka errësuar sytë njerëzve duke bërë njëveprim të pakujdesshëm, një gabim të përsëritur më radhë. Shumë ndërtesa janë ndërtuar mbi kolektorrët duke I bllokuar ato, funksionimin e tyre., për të ardhur pastaj në gjendjen e sotme, përmbytjet….Fenomeni I përmbytjes të zonës së Plazhit prej kohësh ka tërhequr vemendjene mediave të ndryshme duke trajtuar dhe duke I dhënë rëndësi si një problem seriozë, duke paraqitur pamjet e përmbytjes nga vendngjarja. ………… Ishte e martë, datë 22 Janar kur unë vendos të bej një shëtitje mbikqyrëse për situatën, në momentin kur mediat filluan ta linin pak në harresë. Në fakt më shumë ishtë një “lundrim” me këmbë sesa një shëtitje. Përmbytjet fillojnë që nga ura e Dajlanit, ku sasia e reshjeve intensive të përditshme dhe mosfunksionimi I kolektorrëve, ka bërë që uji të qendroj në vend prej ditësh, duke u rritur centimetrat për të kaluar pastaj mbi trotuare, dhe nga trotuaret,ose me sakt nga ajo gjysëm metri shëtitore, për të hyrë nëpër dyqane, lokale, të cilat janë detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre. Por sic thuhet “ kur të vjen e keqja , hapi dyert” , në zonën e njohur “ Rrota e kuqe” prej disa ditësh kanë shpërthyer pusetat e ujërave të zeza , duke marrë I gjithë vendi një gjyrë të zezë, dhe një erë tmerrësisht të padurueshme, e cila të sëmurë. Banorët e kësaj zone duke mos gjetur asnjë ndihmë nga institucionet përkatëse vendosin të marrin masa të përkohëshme, primitive, të shpikura nga mendjet e tyre të thjeshta . Për të ndaluar sadopak presionin e ujërave të zeza, që del natë e ditë pa pushim, banorët kanë vendosur disa thasë të bardhë me çimento për të ulur presionin, por as kjo gjë nuk bëri punë. Situata nuk ka ndryshuar , vazhdon të jetë e njëjtë. Vazhdoj të eci për më lartë. Fatmirësisht sytë më panë pak thatësirë, pak rrugë pa pellgje të mbushura me ujë. Por kjo gjë nuk zgjati shumë, pas 3 minuta ecje, përballem sërisht me rrugë të përmbytura, ku toka fshihej pas ujërave të turbullta të grumbulluara nga shiu dhe mosfunkionimi I kolektorrëve. Vende- vende nëpër pellgjet ngjyrë gri , të pisët , ishin hedhur disa gurë dhe tulla, nga format dhe madhësitë më të ndryshme, këto të vendosura sipas një distance të përllogaritur afërsisht nga mendjet e njerëzve, për të krijuar një urë kalimi. Një urë kalimi me gura, një urë e rrëzikshme nga e cila rrezikon të biesh direkt në pellgjet e mëdha më ujëra të zeza, në rast se nuk e mbështet mirë këmbën te guri teksa kalon . E gjithë kjo situatë ndodh te zona e njohur si “ Rruga e Frigoriferit”. “Lundrimi” im me këmbë përmes ujërave të pista vazhdon akoma më tej. Në zonën e njohur si “ Hekurudha” përmbyetjet ishin më të mëdha. Që prej një jave ose më shumë, banorët e kësaj zone lajmërojnë zjarrëfiksat për të larguar dhe ulur sadopak nivelin e ujit nëpër pellgje. Pas lundrimit tim, ndalem për një cast për të kthyer vështrimin në të majtën time. Në këtë zonë të quajtur “ Hekurudha” ishte krijuar një rrëmujë e madhe që nuk merrje vesh se cfarë po ndodhte . Shumë njerëz ishin mbledhur poshtë një pallati, që po diskutonin për dicka, ma merr mendja për dicka që u shqetësonte shumë, duke parë mimikat e fytyrave, lëvizjet e duarëve, ecjejaket e disa të tjerëv të distancuar nga diskutimi. Doja ti pyesja por e lashë për më vonë. Rrëmuja shoqërohej nga përmbyetjet e një lagje, e disa shtëpive, në atë zonë. Disa zorrë ngjyrë të verdhë e të trashë ishin shtrire dhe përhapur mes përmes rrugës ku kalonin makinat. Kërkoj me sy nga e kanë pikënisjen këto tuba(zorrë) tëq verdha nga të cilat nxirreshin më presion ujërat e pista të shirave. Më në thellësi të lagjes shikoj një kamion I vogël, funksini I të cilit ishtë të thithte ujin nga rrugët dhe shtëpitë e bllokuara nga përmbytjet , ku kolektorrët ijanë të bllokuara, për ti nxjerrë në buzë të rrugës e për ti shkarkuar në ato kolektorrë që ende funksionojnë . Oborri I një shtëpie ngjyrë të bardhë,një katëshe, e përmbytur nga shirat, dukej si një “pishinë” e madhe ngjyrë gri. Kthehem mbrapsht pasi kalimi për më tëj ishte I pamundur , sic mund ta merrni me mend arsyen, nuk kishte me tokë, por “liqen”. U ktheva për të pyetur njerëzit që ishin mbledhur pak më parë poshtë një pallati, por ata ishin larguar. Fatëmirësisht, për të mos më mbetur asnbjë pikëpyetje në mendje, sytë më shkuan tek një letër e ngjitur në njërën faqe të pallatit, ku lajmëroheshin banorët e zonës së Plazhit, që në orën 15:00, ditën e martë, datë 22 Janar, do të vintë prefekti për të diskutuar problemin me banorët, për cështjen e përmbytjeve. Por edhe kjo e mirë nuk u realizua. Prefekti nuk kishte ardhur . Një zonjë,të cilën më dukët e thërrisnin Tasha shkurtimisht ,që kishte dyqanin në pallatin ku ishte vendosur lajmërimi, më tregon se përse nuk kishte ardhur prefekti, Genc Alizoti. “ Nuk erdhi sepse I doli një punë tjetër,ka dalë lumi Erzen nga shtrati në Shijak. Le të përmbytemi ne këtej, ska problem. Ne kemi 3 vjet që përsëritët situata dimër për dimër në këtë lagje, por si ky vit nuk ka ndodhur asnjëherë. Ky vit ka qenë katastrofë. Ndërtojnë pallate pa pushim e pa kriter, e shiko pasojat tani. Ata fusin milionat në xhepat e tyre dhe dëmet i pëson populli I shkretë. Prej fajit të qeveritarëve tanë jemi kështu sot.që japin leje pa kriter për ndërtimin e pallateve të shumta, të cilat shumë prej tyre janë ndërtuar mbi kolektorët. Tani duhet që ato pallate të prishen që ne të mos përmbytemi më”- tha zonja e dyqanit. Lundrimi vazhdon për më tej. Gjithashtu rruga pë rte kompleksi “Kasa” eshtë përmbytur, duke u bërë një zonë e pakaluehme nga qytetarët. Uji ka depërtuar edhe Brenda tregut, e cila ndodhet prej vitesh në këtë rrugicë. Tani te tregu kanë mbetur vetëm tavolinat prej dërrase, të vendosura rrëmujë, njëra sipër tjetrës, arkat shume ngjyrëshe, boshe duke notuar mbi ujë, tregtarët janë detyruar të largohen dhe të gjejne një vend tjetër për të shituar. Prej ditësh shumë televizione të ndryshme kanë ardhur në vendngjarje dhe kanë pasqyryar situatën që ndodhet në këtë periudhe zona e Plazhit, pra një qytet që noton mbi ujë. Shumë deklarata, prononcime janë bërë nëpër media nga krerët e institucioneve përkatëse por asgje deri me sot nuik ka ndyshura, nuk janë marrë akoma masa konkrete për parandalimin nga përmbytjet. Mbase u duhet pak kohe institiucioneve qëtë përgatiten, por vallë a pret puna, a ka aq durim Zoti, që të mos e lëshoj vrerin e tij mbi tokë? Jo, ligjin e natyrës nuk mund ta ndryshoj asnjë njëri. Ndërkohë që shiu vazhdon nga dita ditës, përmbytjet shtohen. Tani që jua pasqyrova pak Durrësin, më saktë zonën e Plazhit,a ju ngjan me Venecian , ku kudo shikon njerëz me kova nëpër duar për të larguar ujin nga shtëpitë dhe dyqanet e tyre. Kudo shikon njerëz me çizme, dhe pantallona të përveshura deri në gju. Kudo shikon gura, dërrasa të kalbura si urë për të kaluar pëllgjet e mëdha me ujë të ndotur. Për momentin popullit durrsak si mbetet gjë tjetër vetëm mbajnë sytë lart në qiell dhe duke u lutur Zotit që boll me kaq , jo më shira, jo më përmbyetje.

Previous articleArmando Sadiku i papërmbajtshëm dopietë ndaj Lokarnos, synon këpucën e artë
Next article21 Janari 2013 dhe ngujimi “patriotik” i qeverisë