Home Kronika Durrës/ Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre në kërkim.

Durrës/ Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre në kërkim.

Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen dhe identifikimin e disa personave, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale si: Vjedhje me dashje dhe dhunë fizike të ushtruar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. T., 29 vjeçe, banuese në Qerven, Fier, pasi është kapur duke tentuar të vjedhë një motomjet, në lagjen nr. 3, Durrës.

Po nga këta specialistë u arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., 49 vjeç dhe F. B., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin në kërkim B. D., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim edhe nga DVP Kukës, për një vjedhje të kryer në datën 16.02.2023, në Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous article“A do donit më shumë të qeshura në BBV?”/ Aktori i humorit do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme?
Next articleShenjat e zodiakut që kanë lindur me talentin për të gatuar “çudira”!