Home Kronika Durrës/Tenton të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet në flagrancë shtetasi...

Durrës/Tenton të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet në flagrancë shtetasi kosovar. Në pranga dhe 2 të tjerë

Specialistët kundër krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P. K. K. Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente bullgare, të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale arrestuan në flagrancë shtetasin:

Xh. Sh., 53 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me një dorezë përforcuese grushti metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shtetasin A. D.

Ndërkohë specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. Ç., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, është përplasur me mjetin tip Audi duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Previous articleDjersitja e tepërt, shkaqet dhe rreziqet
Next articleRonaldo flet për të ardhmen e mundshme të tij si trajner – ja çfarë thotë