Home Sociale Durrës-Prishtinë me tren, ministrja Balluku jep lajmin e mirë: Ja kur do...

Durrës-Prishtinë me tren, ministrja Balluku jep lajmin e mirë: Ja kur do të hapet projekti për hekurudhën

Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, ka lajmëruar se ka një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të hapur një projekt për të lidhur Durrësin me Prishtinën.

“Kjo hekurudhë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë që do të mundësojë transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku.