Nga Xhevo Gradica / Ndarja zonave elektorale për zhvillimin e fushatës politike në Durrës mes kandidatëve të listuar për zgjedhjet e 23 qershorit ka nisur që tani të manifestojë presion dhe konfrontim. Shijaku është kafshata më e vështirë për t’u kapërdirë sidomos nga PD dhe aleatët e saj për shkak edhe të emrave të kandidatëve. Por me jo pak kureshtje dhe ankth priten edhe përballja e grupimeve politike në Rrashbull, Xhafzotaj, Durrës, Gjepalaj, Fushë-Krujë e Krujë. Shtabet elektorale janë hapur përgjithësisht në të njëjtat godina e mjedise dhe tani presin mbërritjen e kandidatëve të cilët do të duhet të prezantohen fillimisht me këto shtabe dhe më pas me strukturat e tjera në bazë. Shkëlqim Troplini në komunën e Rrashbullit, Agron Duka në Shijak, Lufter Xhuveli dhe Strazimiri janë emrat që kanë ngjallur reaksione të ndryshme dhe kanë hapur orekset e interpretimeve mes antarësisë së subjekteve politike. Kështu Shkëlqim Troplini mendohet se kthehet në komunën e Rrashbullit me më shumë besim dhe shpresë se vite më parë teksa u ndesh me kryetarin e komunës Hysen Gashi. Atëherë Gashi kandidoi për LSI dhe së bashku me PD e patën shumë të vështirë të mbanin karrigen e kreut të komunës. Elektorati në këtë zonë e ka humbur besimin tek Gashi jo vetëm për shkak të monopolizimit dhe qeverisjes së komunës, por edhe për arsye se Gashi pasi mori një mandat nën siglën e PD, kërkoi të dytin mandat duke dalë në anë të PR, të tretin me shpenzimet e veta dhe të LSi. Tani që LSI është rikthyer në origjinën e saj Gashi mbetet në pozita shumë të vështira për t’u mbushur mendjen të votojnë për kandidatin e PD. Rrashbulli aktualisht nuk mendohet më si mbështetës dhe bastion i PD dhe kjo jo vetëm ngase Gashi qeverisi duke u pozicionuar sa në një parti në tjetrën, por edhe se dalja e Troplinit përballë tij rriti besimin tek elektorati i majtë. Këtij të fundit do i duhet të ndeshet me Albana Vokshin, deputeten e PD e cila kërkon të rimarrë mandat tjetër për në parlament. Vokshi, sipas burimeve, është këshilluar nga të besuar të saj që të tregohet e kujdesshme lidhur me emrat që do e shoqërojnë deputeten në fushatë. Vet Vokshi ka humbur shumë pikë deri më tani pasi nuk ka mbajtur ansjë nga premtimet që ka bërë në zonën e saj. Ndërsa në këtë zonë përballja do të jetë mes kampeve, çështja Shijakut është ndër më delikatet. Tashmë është zyrtarizuar emri Agron Dukës si përfaqësues i të djathtëve në pushtet përballë Ilir Beqjes dhe Osman Metallës. Çështja këtu është se Duka ka vënë në dyshime si të majtët e të djathtët. Të dy palët kanë fare besim e shpresa se ai do i përfaqësojë. Metalla dhe Duka që tani do të jenë në të njëjtën anë në mandatin e kaluar kanë akuzuar njëri-tjetrin për manipulime. Por kjo është njëra anë e cila kapërcehet pa shumë bujë. Ajo që ka kosto dhe pritet të ketë pasoja ka të bëjë se në cilën anë do të qëndrojë kartoni deputetit të arsdhëm Duka. Socialistët që janë në shumicë të zhgënjyer nga kjo “tradhëti” e Dukës kanë thënë se ai do të rreshtohet me të djathtët në Kuvend, kurse vet antarët dhe militantët e PD nuk e besojnë këtë. Madje ata shkojnë deri atje saqë e cilësojnë Agron Dukën si Kalë Troje. Demokratët janë shprehur se janë të bindur se vota për Dukën, është votë për PS-në. Duka është në listën e Partisë Republikanë dhe ky hap erdhi pas refuzimit të kryesocialistit Rama për ta vendosur në listën e sigurtë. Edhe pse ai ishte thermelues i programit të majtë për bujqësinë, kjo nuk e ka penguar të kandidojë për një subjekt që qëndron më pranë ekstremit të djathtë. Nga ana tjetër gjykohet se fushata në këtë zonë do të jetë e zbehtë. Kryeministri Sali Berisha do e ketë të pamundur të ngjitet në tribunë e të shoqërojnë Agron Dukën në mitingjet e së djathtës pasi Berisha e ka pasur si Kalë beteje emrin e Dukës në sfidën e tij për të marrë Shijakun në mandatin e kalur në kohën që Duka socialist luftonte përballë Olldashit të PD. Berisha bëri asokohe gjetjen më të rëndë duke e cilësuar Dukën si eksponent të Klanit të Zemunit dhe si të implikuar në krime. Vet Duka qëndron mes shumë zjarreve, kapërcimi i të cilave do të jetë shumë i vështirë. Shijaku nuk ka fare elektorat të organizuar në PR dhe votat Duka detyrimisht duhet t’i marrë nga elektorati i majtë dhe i djathtë në një kohë që të njëjtën gjë do të bëjë edhe Lefter Koka që përfaqëson LSI. Ashtu si Duka edhe Koka këtu nuk ka antarësi dhe duke pasur lidhje miqësore të ngushtë mes tyre ata do të ndajnë votat e rretheve që mbështesin të dy, siklet që ka nisur të manifestohet gjithandej. Edhe përballja në qytetin e Durrësit do të ketë surprizat e saj pasi Klodiana Spahiu do të vendoset përballë Igli Carës. E para është ndër emrat më të votbesuara në të majtën në qarkun e Durrësit dhe me shumë mbështetje në kryesinë socialiste në Tiranë. Deputetja Spahiu në zgjedhjet e kaluara ishte e renditur në vendin e pestë në listë, kurse këtë herë në vendin e dytë. Edhe Igli Cara ka ngjitur sdhkallët në listën e kandidatëve për qarkun e Durrësit por atij këtë herë do i duhet të përgatitet për një sërë akuzash nga brendarradhët e PD dhe nga qytetarët. Igli Cara, Sokol Olldashi, Armand Teliti, Eduart Ndreu njihen si grupi që groposi Ferdinand Xhaferin në zgjedhjet e kaluara për mandatin lokal të bashkisë së Durrësit. Një fakt i tillë ka lënë gjurmë dhe do i kujtohet gjithë kohës Carës, i cili këtë herë nuk ka më në krah Olldashin. Kandidimi Carës është pritur jomirë nga vet demokratët të cilët kanë bërë të qartë se gjatë mandatit Cara nuk ka punuar fare me strukturat e PD dhe se së bashku me klanin e tij ka abuar rëndë dhe është bërë pjesë e korrupsionit. Të dy kampet do të ndeshen edhe me kandidatin e FRD-së së Bamir Topit që në Durrës, Shijak, Katundi Ri, Xhafzotaj, Rrashbull, Fushë-Krujë e Krujë pritet të bëjnë edhe surprizë. Shumë të djathtë janë pozicionuar në anë të kandidatit Gazmend Oketa dhe Sami Gjergji të cilët kërkojnë të marrin për FRD dy mandate në këtë qark. Ndryshe nga FRD, e zbehtë dhe me fare pak frymëmarrje është shfaqur LSI. Partia e metës në Durrës ka hapur fare pak shtabe elektorale dhe thuajse nuk ndihet fare ndonëse ka tentuar të bëjë një zgjedhje të re duke argëtuar falas dhe thuasje çdo ditë të rinjtë në pube dhe disko me qëllim që t’u marrë votën. Të mjatë e të djahtë në Durrës kanë prituyer ftohtë listat e qendrës për arsye se kandidatët e importuar janë më shumë sesa ata që kanë vite të tëra që punonjnë në bazë. Socialistët kanë treguar hapur habinë për kandidimin në Durrës në listën e sigurtë të Namik Dokles, kurse demokratët kanë shkuar edhe më tej. Në listën e sigurtë të PD janë Halimi, Strazimiri dhe Bylykbashi të ardhur nga Tirana duke u lënë strukturave të Durrësit vetëm Vokshin, Carën dhe Metallën. Përfshirja në listën e PD e emrit të Lufter Xhuvelit ka kirjuar humor në rradhët e socialistëve të cilët kanë thënë se përballë zonës së tij nuk do të paraqesin kandidat, ndërsa vet demokratët e kanë cilësuar lajthitje këtë veprim të kryesisë duke e quajtur Xhuvelin si kandidat qesharak në kampin e djathtë.