Ekspertët shqiptarë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), të cilët po ndihmohen edhe nga ekspertë sllovenë, inspektuan, më 6 dhjetor 2019, filialin e Postës Shqiptare në Durrës.
“Godina është e sigurt dhe qytetarët mund të vijojnë me marrjen e shërbimeve pranë sporteleve të filialit të Postës Shqiptare, në Durrës”, thuhet në njoftimin për shtyp të FSHZH-së. /th.m