Përgatitur nga Aqif Hysa /
Himn per Isida
Përderisa unë jam e para dhe e fundit
unë jam e nderuara dhe përçmuara
unë jam prostituta dhe shenjtorja
unë jam gruaja dhe e virgjëresha
unë jam e ëma dhe e bija
unë jam krahët e sime mëje
unë jam shterpë; edhe pse të shumtë janë fëmijët e mi
unë jam gruaja e martuar dhe beqarja
unë jam Ajo që nxjerr në dritë dhe Ajo që nuk ka lindur kurrë
unë jam ngushëllimi i dhimbjeve të lindjes
unë jam nusja dhe dhëndërri
dhe ishte burri im ai që ushqeu pjellorinë time
unë jam nëna e tim biri
unë jam motra e tim shoqi
dhe ai është birthi im i papranuar
respektomëni gjithnjë
përderisa unë jam Skandalozja dhe e Shkëlqyeshmja
III-IV shekull para Krishtit
zbuluar ne Nag Hammadi, Egjypt
Psallm per ata qe dalin para se te gdhije
Polici blen këpucët me ngadalë dhe kujdes; komandanti i tij
blen doreza me ngadalë dhe kujdes; ata kujdesen
për këmbët e tyre dhe për duart e tyre; ata jetojnë
nga këmbët e tyre dhe nga duart e tyre.
Qumështshitësi nuk diskuton kurrë; ai punon vetëm
dhe askush s’i flet.; qyteti fle kur ai punon; mbështet
një shishe me qumësht mbi gjashtëqind veranda dhe quhet
punë e një dite; kacavirret nëpër dyqind shkallë druri; dy kuaj
i bëjnë shoqëri; ai nuk diskuton kurrë.
Shkrirësit e çelikut janë vëllezër të hirit; ata
boshatisin këpucët e tyre nga hiri, pas punës së përditëshme;
ata i kërkojnë grave të tyre t’i arnojnë pantallonat e djegura
tek gjunjët; qafat e tyre dhe veshët e tyre i ka mbuluar
pisllëku; ata lajnë qafët dhe veshët; ata janë vëllezër të hirit…
A. Merini:
Një zjarr
një zjarr të madh kam ndezur
në nëtet e mia me hënë
për të ndjellur mysafirë
siç bëjnë prostitutat
anash ca rrugëve të mugëta
po asnjeri s’ka ndaluar
dhe zjarri im është shuar…
F. Holderlin:
Poetëve të rinj
Vëllezër të dashur! Mbase piqet arti ynë i fjalës
atje ku një djalosh e ka fermentuar gjatë e mirë
në shqetësimet e bukurisë:
Jini të devotshëm, grekët siç ishin!
Duajini zotat dhe mendoni me dashamirësi për vdekatarët
Urrejeni dehjen dhe ngricën. Asgjë mos mësoni e shpjegoni
Nëse mësuesi ju frikëson
këshillohuni me natyrën.
N. Qabbani
Kam porositur nje dhome per dy
kam porositurr nje dhome per ne te dy
ne shtepine e henes
per te kaluar fundjaven, e dashura ime,
hotelet e botes nuk me kenaqin me,
hoteli ku dua te banoj eshte hena,
por atje, e dashura ime, nuk pranojne
nje mysafir qe pa nje grua vjen
eja me mua…
ne hene , o Hena ime
Varka ime
mirëdita, varka ime, që nisesh, që kthehesh
natën a ditën, në mbrëmje a në mëngjes
si lot, si vesë
me hënë, me diell, me shi, me brymë
me rrymat e fshehta
që ngrihen e shtrihen e shmpihen
e rikthehen në rrymë
mirëmëngjes, varka ime, që nisesh, që kthehesh
asnjëherë në të njëjtin vend
asnjëherë në të njëjtën ore
mbi shpinë dallgësh loz si luleshqerë
deti i hapur jam, lundro në mua
për të zbuluar gjithë detet e tjerë…
i librat per mirembajtjen e shtepise!
Nizar Qabbani:
E dashura ime me pyet
E dashura ime
me pyet:
cili eshte ndryshimi
mes meje e qiellit?”
Ndryshimi
eshte se
nese ti qesh
-e dashuria ime-
une e harroj qiellin…
Përhumbshëm shkoj e vij
Përhumbshëm shkoj e vij brenda vetes së lënë peng udhëve pa udhë
në kërkim të një shtegu që t’i ngjajë ditës së parë të jetës
në tokë
të fillojmë nga e para zbulimin e dhimbjeve të lindjes
e të të qenurit i lindur, të sekretit
të rritjes pa u rritur kurrë
tashmë rritemi keq, parakohshëm rritemi e dhitemi e vritemi
hame shume epitete
dhe i hipotekojme si pasuri te patundeshme
ata të gazetave, shigjetave të televizioneve, eurovizioneve ekua-cioneve, korrupsioneve te vakëfit presidencial, të suitës parlamentare,
të koracës qeveritare
të artbizznesit, bosit te drogës, tregëtarit të shiringave,
të fallsifikuesit te parave, diplomave, cigareeve
alkolit,simboleve,
boleve
të vetëtredhura gabimisht
pa rit pa adet
Epikur i vdekur
në qendër të rrethit të vet
Unë e kam tokën time
Unë e kam tokën time, dhe ajrin
s’kemi pse t’ia analizojmë litosferën
biosferën, atmosferën
as stratosferën
lumenjtë e nëndheshëm janë po aq pjellorë
sa Erzeni dhe Shkumbini
dhe Drini
unë e kam tokën time
dhe pse herë- herë
pa lumenjtë qiellorë…