Home Politike “Do rrëzojmë çdo mur që na ndan nga Europa”, mesazhi i Metës...

“Do rrëzojmë çdo mur që na ndan nga Europa”, mesazhi i Metës në përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot përvjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë theksoi se çdo mur që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet.

MESAZH I METËS
Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet!
Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim!
Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!
Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit! 🇦🇱🤝🇪🇺

Previous articleVeliaj sfidë opozitës te ‘Ligjet’: Të heqim TVSH-në e biletës së urbaneve dhe të…
Next article“Mjedisi dhe e ardhmja”, klima në lentet e kameras