Home Kronika Do ekstradohet drejt Italisë, Hatia: Më bënë kurban, turp për drejtësinë

Do ekstradohet drejt Italisë, Hatia: Më bënë kurban, turp për drejtësinë

Alket Hatia tashmë pritet që të ekstradohet drejt Italisë, për të vuajtur dënimin për trafik droge. Pas këtij vendimi, ai ka reaguar për gazetaren Klodiana Lalën. Nga arratia, ai ka përcjellë një mesazh për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën për të cilin thotë se kishte shumë shpresë. I quajtur ‘Zoti i Drogës’, Hatia mendon se po bëhet kurban në mënyrë që fëmijët e personave që janë në drejtësinë shqiptare të jetojnë në komoditet. Më tej, Hatia thotë se familja e tij është në dorë të zotit e se kjo që iu bë është një turp për drejtësinë.

“I nderuar ministër kisha shumë shpresë tek drejtësia juaj shpresoja, që familja ime do gjente qetësi meqë kemi një ministër të drejte! Por drejtësia lë për të dëshiruar mesa shoh…Familja ime qenka vetëm në dorë të të madhit Zot. Ky është turp i drejtësisë shqiptare. Më bënë kurban, që fëmijët e tyre të jetojnë në komoditet” shprehet Hatia.

SOURCEbulevard news
Previous articleRama bën bilancin: Mbi 36 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes
Next articleSfida ‘Blackout’ në Tik Tok që po merr jetën e adoleshentëve në botë! Shtrëngojnë rreth qafës një litar derisa të humbin ndjenjat