Home Portret Dita e frankofonisë

Dita e frankofonisë

Nga Dorianin Agalliu

Ne ishim grupi i parë i gjuhës frënge në gjimnaz. Midis tyre ishe dhe Lana. (Liljana SHAMETI R.I.P)
Po kujtoj një histori gjimnazi…

Lana.
Me Lanën jam njohur që në klasën e pestë në shkollën Nako SPIRU. Ishim në pallatin e sportit kur folëm për herë të parë.Në klasa të ndryshme. Kur filloi viti shkollor unë isha tek e pesta C, ndërsa Lana tek e pesta B. Klasa jonë C u bë klasë sportive dhe unë u largova me dëshirë. Shkova tek B. Lana kishte dëshirë të bëhej gjimnaste dhe erdhi tek C.
Në vit të parë në gjimnazin GJERGJ KASTRIOTI, ne u rregjistruam të dy tek e para C. U mblodhëm të gjithë nxënësit që vinim nga shkolla Nako SPIRU. Lana ishte e qeshur, e dashur, nuk mërzitej shpejt.Donte Xhorxhin që në gjimnaz duke u martuar me të më vonë.
Dua ta kujtoj gjithnjë të qeshur ashtu siç u ndamë në korrik 1979, pas mbrëmjes së maturës dhe nuk u pamë më.
Në vit të dytëtë gjimnazit ne bënim shumë takime me rrethet letrare si në Durrës edhe në Tiranë.Drejtues kishim prof Stefan KUMEN.Shoqes sime i ishte krijuar ideja se me letraret e gjimnazit Sami Frashëri ne mund të kishim krijuar një lidhje miqësie, të cilën e kishte vërejtur kur ato erdhën një herë në Durrës.
Cilën nga ato ke shoqe më pyeste shpesherë, Lana .Dhe përgjigjej po vetë, më duket ajo brunia që nuk t’u nda gjithë ditën në shkollë.Unë qeshja dhe e mohoja, gjë të cilën Lana nuk e besonte.
Kisha shkuar për të mësuar makinën e shkrimit tek zyra e babait tim, që ndodhej aty ku sot është bar Italia. Shtëpin e kisha akoma tek pallati i centralit. Të hënë dhe të martën im atë punonte edhe pasdite. Mbi tavolinë gjej një zarf bosh, me një vulë të postës së Tiranës. Pyeta babain a mund ta merrja unë. E mori në dorë , e pa që nuk kishte asnjë adresë dhe më tha merre.
U ula në makinën e shkrimit dhe ashtu shtyp një gërmë tani dhe një pastaj qëndisa një letër “dashurie”.

…Nin. Që nga dita që më përcolle tek stacioni i trenit, nuk e di, por kur mbërritëm nëTiranë m’u mor fryma. Nuk e di se nga më erdhi . Më vazhdoi kjo gjëndje edhe në shtëpi. Desha të pyes mamin, por heshta. Ndoshta deti atje tek ti e bën ajrin më të pastër. Vjershat e tua i lexova me nje frymë, por disa prej tyre nuk do t’ja tregoi mamit se e di që do të më thotë mos shkruani për gjëra që vijnë nga leximet, por shkruani për përjetimet tuaja .
Postierit të lagjes, të cilin e prita kastile i kisha thënë që kur ka telegrame për mua të mi sjelli në shkollë. Ti mos u shqetëso. Kur të mundesh më nis një të tillë. Sa mirë do të ishte të kishe edhe ti telefon në shtëpi. E megjithatë herën e fundit, nuk ta thashë kur ishim në Durrës, nuk e di por se ç’kam një entusiazëm të brendshëm , një gëzim të madh kur dëgjova Xheni me Dorianin nga Durrësi në kabinën 5. Si nuk kam dëgjuar një herë të vetme shqiptimin e emrit tënd siç është i shkruar…
Tanimë u vendos nga Lidhja e Shkrimtarëve . Të hënën e parë të muajit tjetër në Tiranë do të bëhet konferenca e talenteve të reja. Kam dëshirë të jesh edhe ti. Dhe mos u bëj indiferent por shko dhe merre nje ftesë. Ndoshta qëndron edhe ti si gjithë pjesmarrësit e rretheve në Tiranë.
Si thua ti do qëndrosh apo do të kthehesh me tren. Unë dua të rrish në të gjitha veprimtarit që do të organizohen…
Atë ditë Tirana do më duket më e bukur. Si gjithnjë kur vjen ti…
Di që kam shkruajtur më shumë se kaq, ndoshta edhe më bukur.
Shkova në shtëpi dhe me molinet e motrave të mia qëndisa një zemër mbi letër ashtu siç mund ta bëjë një djalë 17 vjeçar.
E mbylla letrën. Në një anë shkrova Doranin Agalliu e dyta C, gjimnazi Gjergj Kastrioti Durrës , dhe nga ana tjetër Xheni Reso, shkolla Sami Frashëri, Tiranë.
Të nesërmen ja lë letrën xha Safetit, kujdestarit të shkollës duke i thënë që orën e tretë unë kam frëngjisht dhe kur të kaloj me grupin thërritmë dhe thuaj : ” Doranin të ka ardhur një letër.”
Letrën e mori Lana.E shikon që ke zënë një shoqe në Tiranë më thotë. Unë bëja të paditurin, duke i thënë të lutem Lana, më duhet ta hap unë dhe më pas ju a tregoj. Kompromisi u bë. Pas mësimit e hapëm të dy dhe e lexuam. Bëmë edhe një foto atë ditë të dy.
Aq duhej. A kishte njeri që nuk mund të besonte pas asaj letre me zemër prej molineje të kuqe. Kohë pas kohe i thoja akoma besoni në një lojë që ju kurdisa. Përgjigja stoike nuk i hamë ne ato…
Eh Lana, ne u mblodhëm për 50 vjetorin e gjimnazit. Do të të kujtoj siç të kujtova në vitin 2009 për 30 vjetorin e maturës dhe në 2014, në 35 vjetorin e saj dhe në qershor 2019 , në 40 vjetorin e maturës.
Kam shkruar diku që qielli është për yjet.
Ti ishe një yll në klasën time LANA.

Me Agim Murati, Frederik Gjika,Sedat Sabovic, Ludi Lico,Spiro Dimroçi,Shpëtim Damini,Mirka Kertusha Dhamo,Alma Durres Goga, Teuta Sala