Home Politike “Dini ndonjë vend që nuk ka pastrim parash?”, kryeministri Rama flet hapur:...

“Dini ndonjë vend që nuk ka pastrim parash?”, kryeministri Rama flet hapur: Ky është problemi që kam unë!

Kryeministri Edi Rama teksa po fliste për përgjimet e antimafias italiane iu drejtoi gazetarëve pyetjen retorike që t’i tregonin një shtet ku nuk ka pastrim parash.

“S’më intereson fare, fare, mua lidhjet që thotë me X-in dhe Y-lonin. E ka thënë Faik Beu që nëse ka një gjë që në këtë vend nuk ta falin është suksesi. A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka pastrim parash? Të gjitha vendet kanë institucione për pastrimin e parave, dhe në Shqipëri, rregullat janë të shtrënguara dhe ky është një problem që unë e kam dhe e diskutoj me institucionet. Blen një shtëpi një emigrant, dhe sjell një 15 mijë euro dhe i bllokohen paratë me muaj se ku i gjeti.”-tha Rama, teksa po përgjigjej për përgjimet e anti-mafias italiane.

SOURCEBulevard News
Previous articlePromovohet libri “Deçani nëpër shekuj”
Next article21 janari sipas Ndrea Prendit