Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se takimi i sotëm në Bruksel, në kuadër të dialogut do të ketë rëndësi të veçantë.
Lajçak ka thënë se është takuar me kryeministrin Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Delphi, për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd më 2 maj.
Në qendër të diskutimeve në takimit do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars. Që atëherë kanë ndodhur dy gjëra të rëndësishme, përkundër kundërshtimit të serbëve, Kosova ka mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme në veri dhe është miratuar kërkesa e Prishtinës për nisjen e procedurës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.