Home Kronika Dhunohet gazetari në Lezhë/ Dy autorët i rrahin edhe gruan

Dhunohet gazetari në Lezhë/ Dy autorët i rrahin edhe gruan

Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në qytetin e Lezhës.

Bëhet fjalë për gazetarin Elvis Hila. Blutë bëjnë me dije se gjithashtu është dhunuar edhe bashkëshortja e Hilës me iniciale B.H.

Autorët e kësaj ngjarjeje janë identifikuar si shtetasit me iniciale I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

“Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë”, njofton policia.

Previous articleJo të gjithë leskoviqarët bien erë kolonjë dhe jo gjithë manekinët bëhen ambasadorë!
Next articleArrestohet kriminelja në kërkim ndërkombëtar, vodhi mbi 1 mln euro në vendin e punës në Gjermani