Home Aktualitet DETAJE (EMRI) / Gardisti i gjendur i pajetë brenda mjetit, dyshohet vetëvrasje

DETAJE (EMRI) / Gardisti i gjendur i pajetë brenda mjetit, dyshohet vetëvrasje

Gardisti i gjendur i pajetë brenda mjetit në garazhin e Gardës, është Shkëlzen Qordja, 31 vjeç, shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Mësohet se gardisti ishte shkarkuar nga detyra dy ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të kësaj të shtune. Brenda mjetit është gjendur armë e tipit pistoletë dhe dyshohet për vetëvrasje, ndërkohë vazhdojnë hetime të mëtejshme mbi ngjarjen./Bulevard News

Garda e Republikës – Njoftim për media

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.