Derbi Partizani-Tirana eshte super sfida e javes se 24-te e Kategorise Superiore, ku do perballen dy skuadrat me te forta te ketij kampionati qe jane ne gare per titullin kampion.
Nje sfide qe gjithnje ka dhuruar emocione dhe spektakel dhe qe pritet me mjaft interes nga tifozerite e te dyja skuadrave dhe sportdashesit e tjere.
Kjo sfide do te kete nje specifike te vecante pasi klubi i Partizanit ka vendosur qe sfida te mos zhvillohet ne “Air Albania”.
Burime kane bere me dije se drejtuesit e klubit te kuq kane vendosur qe kjo ndeshje te luhet ne kompleksin “Partizani”.
Kjo do të reduktonte numrin e tifozëve, ndërsa për Tiranën që luan në transfertë do të kishte vetëm 5% që do të thotë 200 tifozë.