Home Slideri Deputeti Eduart Halimi mashtron banorët në kabinat e Plazhit të Durrësit

Deputeti Eduart Halimi mashtron banorët në kabinat e Plazhit të Durrësit

halimi2Nga Xhevo Gradica / Zbulohet skenari i mashtrimit që u janë bërë familjeve të cilët banojnë në ish kabinat e plazhit në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit. Protagonist të këtij veprimi janë thuajse të gjithë deputetët e së djathtës në Durrës, por në skenë këto ditë ka dalë emri i deputetit dhe njëherësh ministër i Drejtësisë Eduart Halimi. Janë disa familje në zonën Iliria të Plazhit të madh që ndeshen me provokimet e njëpasnjëshme për t’i detyruar të lënë shtëpitë për llogari të të tjerëve. Disa vite më parë u akuzuar si shkaktar i të gjithë prapaskenës ministri Sokol Olldashi. Banorët e patën akuzuar deputetin e Durrësit se po vepronte në kundërshtim me ligjin dhe, duke shfrytëzuar mandatin dhe postin shtetëror, po u jepte krah personave që nuk kishin pronësi toke në atë zonë. Olldashi i mohoi deklarimet dhe palët ranë në qetësi pasi pretenduesit u larguan për të mos u shfaqur më. Çështja kaloi disa vite qetësie për t’u rindezur përsëri, këtë herë me fare pak shpresa për banorët që jetojnë prej më shumë se 20 vitesh në kabinat e plazhit. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore të vitit 2011deputeti Eduart Selimi dhe kandidati për kryetar bashkie Ferdinand Xhaferi u thanë familjeve të këtushme se do të “lobojnë” tek kryeministri Sali Berisha për të nxjerrë një vendim qeveri në favor të privatimit të këtyre kabinave nga vet familjet që jetojnë në këto mjedise tejet të amortizuara dhe thuasje të pabanueshme. Halimi, Olldashi, Xhaferri shkuan deri atje saqë jo vetëm ua kanë garantuar banorëve se do kërkojnë zgjidhjen sa më shpejt të çështjes së privatizimit, por edhe ua kanë uruar kabinat këtyre familjeve. Realisht qeveria hapi dritën jeshile për privatizimin e kabinave të cilat prej më se 20 vitesh nuk shërbejnë më për pushues. Në kohën që shumë kabina morën rrugën e zgjidhjes në saj të plotësimit të dokumenteve për privatizim nga vet familjet që jetojnë në to, disa të tjera nuk e patën këtë fat. Të kësaj kategorie janë edhe 27 kabinat që u bënë pre e grabitjes me dokumente fallso në një kohë që deputeti Eduart Halimi u pati premtuar banorëve se çështja thuajse është e mbyllur në favor të tyre. Por banorët kanë thënë se kjo ka qenë vetëm demagogji e Halimit i cili akuzohet prej tyre si shkaktar i manipulimit të së vërtetës. Në lojë për të përfituar tokën ku janë kabinat janë të njëjtët persona, sipas të ndëshkuarve, që kanë lidhje shumë të afërt me një nga ministrat e qeverisë. Familjarët që nuk kanë hezituar të ndeshen deri edhe me forcë me përmbaruesit shprehen se ata që duan ta përfitojnë nuk dalin në skenë dhe se në rrugë e përballë banorëve sjellin persona të paguar. E njëjta taktikë është ndjekur, sipas banorëve, edhe disa vite më parë, ndërkohë që këtë herë gjërat kanë shkuar si mos më keq për ta. Përfaqësues të shtetit dhe të politikës u kanë thënë këtyre familjeve që të presin rradhën për të plotësuar formularët e privatizimit të kabinave dhe se ata do të njoftoheshin nga vet deputetët. Pikërisht në këtë kohë, përmes mashtrimit, duke vënë në “gjumë” familjet në hall të madh për strehë, është vepruar nën rogozë. Sot dalin si pronarë të tokës disa persona që banorët thonë se janë dorë e tretë për të mbuluar emrat e vërtetë të përfituesve. Njëherësh ata janë shprehur se i gjithë procesi privatizimit nga persona që nuk janë familje banuese në këto kabina, është bërë përmes manipulimit e fallsifikimit të letrave. Edhe pse duket se nuk ka më asnjë shpresë për këtë kategori, familjet e ndëshkuara kanë shkruar pedicione, ankesa e shkresa të shumta në adresë të Kryeministrit Berisha, Presidentit Nishani, Avokatit të Popullit Totozani, drejtësisë, prefektuës e qarkut Durrës, por atyre nuk u është kthyer ansjë përgjigje. Shfaqja e papritur e përmbarimit në dyert e kabinave për të detyruar banorët të marrin plaçat e të dalin në rrugë në mes të dimrit, nuk ka lënë ndonjë sinjal shprese për të ndëshkuarit. Duket se çdo hap është bërë në fshehtësi deri në çastin e kopsitjes së letrave. Familjet e vendosura në këto kabina pritet të kenë të njëjtin fat si të pastrehët e sistemuar në banesat e ish pronarëve. Deputeti Halimi është edhe kryesues i fushatës zgjedhore të qershorit për PD në Durrës, por kjo thuajse nuk i ka prishur punë këtij subjekti që pritet të humbasë shumë vota nga elektorati i vet për shkak të përfshirjes në afera korruptive.


Lakmia

Kabinat janë në brezin e parë të rërës në sektorin Iliria në Plazhin e Durrësit. Sipërfaqja e përgjitshhme me kabina dhe hapsirën në mesin e tyre është diku rreth 5 mijë m 2. Kjo ka ngjallur oreksin ngase toka e lirë sjell përfitime të pallogaritshme. Fillimisht janë 12 kabina të përfshirja në lakminë për t’u gllabëruar dhe më pas toka brenda hapsirës do të zgjerohet me kapjen edhe të 15 kabinave të tjera për ta çuar në 27 numrin e përgjitshhëm në këtë zonë. Kabinat për ata që tani thuasje e kanë bërë të tyren këtë sipërfaqe nuk kanë aspak vlerë dhe se ato do të prishen sapo përmbarimi të nxjerrë banorët jashtë. Këto banesa me kurbaturë nga 18 m2 deri në 30 m2 kabina më e mirë dhe më e madhe, kanë mëse 25 vite që nuk kanë njohur asnjë lloj investimi. Duke qenë të shtetit dhe duke mos ua privatizuar familjeve që jetjojnë në to, kabinat janë rrënuar. Ato janë përdhese dhe të mbuluara me eternit, ndërkohë sistemi elektrik dhe hidraulik, dyert e dritaret, muret e tavanet janë të sistemit të lënë pas në vitet 1990 dhe në gjendje shumë të keqe. Të gjithë familjet e sistemuara këtu me vendim të komitetit ekzekutiv të rrethit në vitet 90 janë të pastrehë dhe këtë e konfirmon sot edhe bashkia e Durrësit. Kushtet dhe infrastruktura brenda tyre është mjerane megjithatë pozicioni një pëllëmbë larg nga deti ka provokuar fallsifikimet, sipas banorëve. Ish kabinat e plazhit nuk kanë marrë një status përfundimtar, status që është zvarritur prej dy dekadash. Kabinat që janë në anë të majtë të rrugës Ura Dajlanit-Plepa në Plazh dhe të tjera në zona në mesin e pallateve dhe me fare pak hapisrë apo edhe pa hapsirë janë privatizuar ose janë në proces dhe përfitues janë vet familjet që kanë jetuar e jetojnë në to. Ndryshe ndodh me kabinat që janë në anë të detit dhe pranë brezit të rërës. Ato janë ndërtuar në vitet 1970 dhe pasi në to u futën të pastrehët e bashkisë, familjet kanë paguar qera. “Grabitja” tyre ka ardhur në mënyrë graduale. Fillimisht me premtini se do ua japin familjeve që jetojnë në këto kabina kanë mundur të vënë në gjumë banorët. Më pas u është ndërperë edhe lidhja e kontratës për të mos u dhënë familjarëve mundësi mbrojtëse. Asnjë banor i kësaj kategorie nuk ka mundësi financiare të blejë një apartament dhe askush nuk plotëson qoftë një kriter sado të vogël për të përfituar kredi banke. Godinat janë në pronësi të Ministrisë së Financës, institucion që disa herë është përfolur për mënyrën se si i ka administruar këto objekte. Banorët kanë thënë se do të shkojnë në gjyq, në një kohë që përmbarimi është dukur në dyert e kabinave pasi ka shtënë në dorë vendime gjyqësore. Kjo e ka komplikuar shumë zgjidhjen e konfliktit që vjen në një kohë kur ka nisur edhe fushata zgjedhore për 23 qershorin. Banorët kanë lakuar së shumti emrin e Eduart Halimit, madje kanë thënë se deputeti ka gisht edhe në sjelljen e befasishme të organit të përmbarimit në dyert e kabinave duke e bërë fakt të kryer çdo gjë. Megjithatë çështja mbetet e hapur pasi banorët kanë thënë se do të qëndrojnë me çdo kusht dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nxjerrë që andej.

 

Previous articleBetejë e pamoderuar në retorikën e politikës shqiptare
Next articlePërplasen klanet në PD Durrës. Tan Golja mposht Berishën për kreun e CEZ-it