Home Aktualitet Dëbora “troket” në vendin tonë/ Moti merr kthesën e madhe nga dita...

Dëbora “troket” në vendin tonë/ Moti merr kthesën e madhe nga dita e martë, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Nga e hëna do të ketë ndryshim të theksuara të motit, ku dita më e vështirë do të jetë e marta (11/10).

Sipas parashikimit të Windy, temperaturat të hënën do të ulen me disa gradë dhe do të ketë reshje shiu në pjesën veriore dhe perëndimore me ndryshim të drejtimit të erës nga veriu në jug, me intensitet deri në 7 bafortë.

Ditën e martë, bora do t’i shtohet “menusë” së motit, por në zonat malore.

Për sa i përket erërave të martën, ato do të qëndrojnë të forta dhe do të vijnë nga veriu. Kjo situatë, megjithatë, duket se nuk do të zgjasë shumë pasi nga e mërkura dhe në vijim do të ketë një përmirësim tjetër të kushteve atmosferike.

Previous article“Më tha jam me Benet Becin”/ Ankohet Agron Duka: Rama më mori kryetarin e Partisë Agrare në Shkodër
Next articleFati i tij ende mister, Artan Hoxha: Forcat Speciale prej më shumë se dy orësh kontrolle të imtësishme në vilën e Ervish Martinaj. Prokuroria dhe policia…