Home Maqedonia Debati i Komisionit për pension të detyrueshëm në Maqedoninë e Veriut në...

Debati i Komisionit për pension të detyrueshëm në Maqedoninë e Veriut në moshën 64-vjeçare

Komisioni kuvendor për punë dhe politikë sociale në të cilën duhej të shqyrtohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune të cilat duhet të mundësojnë pension të detyrueshëm në moshën 64 vjeçare dhe 15 vjet stazh pune, ndërsa janë shtruar nga një grup i deputetëve, edhe sot nuk u mbajt. Seanca e Komisionit është ricaktuar më për 18 nëntor. Debati i Komisionit për këto ndryshime ligjore fillimisht ishte caktuar për dje, ndërsa pastaj u ricaktua për sot.

Sipas analizave që ka bërë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, deri në fund të vitit mosha për pensionin me 64 vjet do ta arrijnë rreth 6.000 persona. Por, siç sqarojnë nga Ministria kjo nuk do të thotë që sipas ndryshimeve të propozuara ligjore të gjithë do të dalin në pension, sepse disa prej tyre tashmë kanë kërkuar kërkesë për vazhdim të marrëdhënies së punës. Me këto ndryshime parashikohet ndërprerja e kontratave të punës me moshën 64 vjeç dhe 15 vjet stazh pensional, përveç nëse në ndonjë ligj tjetër është rregulluar ndryshe.

“Sipas analizave tona, numri i të punësuarve si nga sektori publik ashtu edhe nga sektori real, deri në fund të vitit 2020, rreth 6.000 të punësuar do të mbushin 64 vjeç. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë këta qytetarë do të dalin në pension. Disa prej tyre paraqitën kërkesë në përputhje me zgjidhjen aktuale ligjore deri në fund të 31 gushtit për zgjatjen marrëdhënies së punës edhe pas mbushjes së 64 viteve, ndërsa që i referohet vitit të ardhshëm kalendarik 2021”, thonë nga Ministria.

Ndryshimet ligjore në procedurën parlamentare u paraqitën nga deputetët e LSDM-së, në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Këto ndryshime ligjore janë propozuar për rendin e ditës të seancës së 21-të kuvendore.

SOURCEBulevard News
Previous articleJo Kosova në Hagë, por Haga në Kosovë…
Next articleOFL ‘shënjestron’ 3 të dënuar në Vlorë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve