Home Kronika Debate e tension në GJKKO për çështjen ‘Shullazi’, Gjykata: Mungesa e disa...

Debate e tension në GJKKO për çështjen ‘Shullazi’, Gjykata: Mungesa e disa avokatëve bllokon procesin, vendosim gjykim pa mbrojte!

Tension dhe braktisje ka mbizotëruar në seancën ka qenë atmosfera në sallën e gjykimit aty ku Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqz, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi kërkojnë pafajësi.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër krimit e korrupsionit për të vazhduar gjykimin pa avokat mbrojtës ndaj Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit, ka sjellë tension në sallë dhe braktisje të procesit nga të dënuarit.

Sipas gjykatës Gilmando Dani e Blerim Shullazi kanë patur avokat në shkallë të parë dhe s’duan të marrin në apel si një strategji për të bllokuar procesin.

Në seancën e një jave më parë  Gjykata e Posaçme e Apelit i ka paralajmëruar të pandehurit se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të merrej vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Po përse u vendos vazhdimi gjykimit pa mbrojtës?

Apeli thotë se ky vendim është marrë në bazë të refuzimit të tyre për mbrojtje duke e cilësuar si shtyrje të qëllimshme të procesit dhe pse kanë mundësi të përballojnë avokatët financiarisht.

Në këtë proces është edhe Emiliano Shullazi i vetmi që ka avokat, përkatësisht Vladimri Mecin, i cili pas seancës tha se ky është veprimi më skandaloz i kryer ndonjëherë nga ndonjë gjykatë në vend dhe se po shkelet ligji.

Për Emiliano Shullazin dhe bandën e tij Apeli e ka nisur gjykimin prej dy vitesh tashmë. Ata janë të dënuar me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, pas arrestimit të tyre në vitin 2016.