Home Slideri Dako: Tani do t’ju tregoj durrsakëve pisllëqet e këshilltarëve të djathtë....

Dako: Tani do t’ju tregoj durrsakëve pisllëqet e këshilltarëve të djathtë. Tani buxhet dhe hyrje për të pastrehët

Durres-Vangjush-DakoKëshilli bashkiak në Durrës duket se ka hyrë në krizë të plotë dhe kjo për shkak të ndryshimit të papritur të raporteve, ku tashmë PD-ja dhe aleatët përfshi dhe Skënder Konin kanë vetëm 19 këshilltarë. Burime nga bashkia kanë bërë të ditur se këshilltarëve të djathtë ju është kërkuar që të organizojnë mbledhjen e radhës, por për shkak të humbjes së shumicës ata kanë hezituar ta bëjnë këtë dhe kjo edhe për një arsye më shumë ku do të kërkohet shkarkimi i kreut të këshillit bashkiak Indrit Hamidi një lloj hibridi politik që u gjet si zgjidhje dhe sekretares së këtij këshilli që sipas burimeve të bashkisë do të jenë të dy njerëzit e parë që do të shkarkohen në mbledhjen e parë. Ndërkohë që juristët e PS po merren me modalitetet për të mbledhur këshillin dhe për të institucionalizuar mazhorancën e re, kreu i bashkisë Vangjush Dako ka thënë për “Bulevard” se kjo lëvizje do t’i tregojë më mirë durrsakëve se kush i ka penguar investimet, banesat sociale dhe kreditë. ‘tani është koha që t’u tregojmë durrsakëve se kush ka qenë e keqja e madhe e atij këshilli dhe natyrisht emrat e atyre që do t’u vijë turp që për ego politike apo për interesa të ngushta janë marrë me pengesa të jetës sociale të njerëzve dhe të pastrehëve”-ka thënë Dako i cili ka shtuar më tej se edhe pse i ka të gjitha mundësitë për të bërë zgjidhje për banesat para 23 qershorit, ai do të di të respektojë pozicionin si kryebashkiak duke i ndarë ato pas datës së votimit për të mos i bërë paragjykim të biznesit të votave. Por Dako ka shtuar se ca pisllëqe të këshilltarëve të djathtë ja vlen të tregohen.

Previous articleArjan Dedei, zgjidhet kreu i ri i Forumit Rinor të PD-së në Durrës. Nipi i Xhorxh Lezhjës jep dorëheqje para votimit
Next articleMoskë, 38 të vdekur nga zjarri në spitalin psikiatrik