Home Aktualitet Çmenduritë e motit/ Sinoptikani tregon sa do të zgjasin ditët me erë...

Çmenduritë e motit/ Sinoptikani tregon sa do të zgjasin ditët me erë të ftohtë në Shqipëri

 

 

Java që lamë pas ishte me temperatura të larta, por moti ndryshoi në mënyrë drastike duke bërë që temperaturat të ulen me disa grade dhe moti të karakterizohet nga era e ftohtë që përfshiu të gjithë vendin. Sinoptikania Gentiana Stafa tregoi për Dritare TV, se moti i ftohtë është vetëm në fillimet e tij dhe masat e ftohta të ajrit do të përfshijnë të gjithë mesdheun. Era e ftohtë do të vazhdojë për disa ditë. Moti do të jetë i kthjellët, por temperaturat do të vijojnë të kenë rënie.