Home Sport Champions League: Bayerni fiton me “manita” ndaj Plzen, blindon kreun

Champions League: Bayerni fiton me “manita” ndaj Plzen, blindon kreun

Bayern Munich ashtu sic pritej e ka patur vetëm formalitet ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, duke fituar me shumë lehtësi 5-0 në “Allianz Arena”. Skuadra e Nagelsmann e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë.

Leroy Sane shënoi që në minutën e 7-të, ndërkohë që Gnabry do të dyfishonte shifrat 5 minuta më pas. Në të 21-tën, Sadio Mane do të realizonte golin e qetësisë për ekipin e tij.

Në pjesën e dytë, Leroy Sane kompletoi dopietën personale, ndërkohë që Choupo-Moting do të vuloste shifrat në 5 me 0.

Me këtë fitore Bayerni ngjitet në kuotën e 9 pikëve në grupin e cilësuar si “të vdekjes” duke zënë vendin e parë, e shkëputur nga Barcelona dhe Inter që kanë aktualisht nga 3.

Previous articleBIRN: Ndryshon ligji i pronave sipas Strasburgut, kompensime jo më pak se 10% e vlerës
Next articleE rëndë/ Këngëtari turk vritet në lokal se nuk dinte këngën që porositën 5 të rinjtë në club nate