Home Ekonomia Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Paundi britanik në rënie të...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Paundi britanik në rënie të lirë, “ndjek” Euron dhe Dollarin

Paundi britanik ka një rënie të ndjeshme, duke zbritur këtë fundvit disa shkallë njeherësh.

Sot ai këmbehet me vlerat e Euro-s në fillimin e vitit 2022, me 127 Lekë.

Dobët në tregun valutor, paraqitet edhe Dollari amerikan, i cili këmbehet me 107 Lekë, ndërsa Euro me 112 Lekë.

E vetmja nga monedhat e huaja, që ka ruajtur balancën është Franga zviceriane, që kembëhet me 113 Lekë.

Kështu sot, Dollari amerikan këmbehet me 106.1 Lekë në blerje dhe  107.1 Lekë në shitje.

Euro blihet me 112.7 lekë dhe shitet 113.7 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 127 lekë dhe shitet me 129 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 113.6 lekë, ndërsa në shitje me 114.6 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 77.8 lekë dhe në shitje me 81 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Previous articleVdekja e 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes pasi i hoqën asistencën, reagon deputeti i PD: Mjerim, a mund të ketë Vit të Ri pas kësaj?!
Next articleNënë e bir dhe kamerieri u helmuan nga uji me acid/ Reagon Ujësjellësi në Shkodër: Ishte i ambalazhuar