Home Aktualitet Çfarë po ndodh me kryebashkiakun e Himarës? Komisioni Europian reagon për arrestimin...

Çfarë po ndodh me kryebashkiakun e Himarës? Komisioni Europian reagon për arrestimin dhe burgosjen e Fredi Belerit

Komisioni Europian ka thyer heshtjen për çështjen e arrestimit dhe burgosjes së Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i akuzuar për shit-blerje votash dhe i arrestuar vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Një zëdhënës i Komisionit i tha autores së Inside Albania në Euronews Albania, Alice Taylor, se ata nuk mund të komentojnë mbi hetimet që po zhvillohen, por janë në dijeni të situatës.

“Ne vijojmë t’i ndjekim zhvillimet. Nuk mund të komentojmë hetimet në vijim dhe kërkojmë që të sigurohet vazhdimësia e procesit,” u shpreh zëdhënësi i Komisionit.
Sa i takon zgjedhjeve lokale, ata u shprehën se “rastet e keqpërdorimit të burimeve publike në nivel kombëtar dhe lokal, pretendimet për presion ndaj votuesve dhe punonjësve të administratës dhe në veçanti për blerjen e votave, janë shqetësuese dhe duhen hetuar përkatësisht.”

Komisioni Europian shtoi se palët politike duhet të angazhohen në një dialog dhe “të adresojnë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.”

Previous articleDortmundi shokohet, Bayerni kampion i ri në frymën e fundit
Next article“Mos fol me telefon se ju ha dreqi”, përgjimet që fundosën kultivuesit e drogës në Krujë