Home Politike Çfarë ndodhi më 21 janar? Idajet Beqiri: Isha me Ramën e Ngjelën,...

Çfarë ndodhi më 21 janar? Idajet Beqiri: Isha me Ramën e Ngjelën, ja me kë folëm në telefon

Avokati Idajet Beqiri deklaroi se në protestën e 21 janarit të vitit 2011, ishte në vijën e parë me Edi Ramën, i cili asokohe ishte kryetar i opozitës me Spartak Ngjelën e disa figura të tjera politike.

Beqiri u shpreh se policia i mbyti protestuesit me gaz lotsjellës dhe kjo solli dhunë nga ana e tyre. Ndër të tjera, avokati u shpreh se me Ramën e disa figura të tjera politike u mblodhën në një lokal para fillimit të protestës, ku situata ishte mjaft e qetë, madje ata flisnin në telefon me Nikollë Lesin, i cili ishte zv.ministër i Kulturës në qeverinë e Sali Berishës.

“Kam qenë me Spartak Ngjelën në vijë të parë. Me Paskal Milon, me Skënder Gjinushin, me Edi Ramën. Edhe me Nard Ndokën, ishte me ne atëherë. Policia i mbyti protestuesit me gaz lotësjellës.

Si i nxorri mish për top? I nxorri atje të flisnin për votën e lirë. Ke zv.kryeministër një person që 700 mijë euro i mori dhe i vodhi, e panë të gjithë shqiptarët. Nuk dal unë për mish për top, edhe shqiptarët.

Ne u mblodhëm te lokali para parlamentit. Situata ishte e qetë, një situatë, kur them humori, kam parasyush faktin që Nikollë Lesi ishte me partinë e Saliut dhe ata flisnin në telefon me Nikollën”, theksoi ai.

Avokati Idajet Beqiri thotë se Agron Neza i cili sipas një aktakuze të drejtësisë amerikane, dyshohet se i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-agjentit të FBI-së, Charles MsGonigal, ka hyrë disa herë në zyrën e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri u shpreh se Berisha ka njohje me Nezën, pavarësisht faktit që sot ai e mohon diçka të tillë.

“Kush i ka dhënë paratë? Kush është Agron Neza? Pse keni frikë nga biografia, se iu del kushëri i parë i Besnik Mustafajt? Se iu del miku më i ngushtë dhe njeriu më iu afërt i Azem Hajdarit?

Futej në zyrën e Saliut ky Agron Neza sa herë i donte qejfi atij dhe sot Saliu thotë nuk e njoh. Nuk e njeh Saliu vëllanë e Agron Nezës? Çfarë po flisni kështu?”, theksoi ai.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ndaj McGonigal janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, duke shkelur sanksionet amerikane. Ai bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Departamenti i Drejtësisë thotë se ai fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Previous articleAnija koreano-jugore shkrep foto mbresëlënëse, ja si duket Toka nga Hëna
Next articleNëse e vëreni këtë simptom kur jeni shtrirë në shpinë, zemra juaj nuk po punon mirë