Nga Fatmir Minguli / Përsiatje mbi librin më të ri të Moikom Zeqos “CENTAURI I RI” poezi 1993-2013, botim i Helga’ Sekrets, 2013
Krijimtaria poetike e Moikom Zeqos është e pashëmbullt.Korpusi i tij prej 7 vëllimesh me titullin e përbashkët “Miscellanea” është krejt i pangjashëm dhe një nga strukturat kryesore të poezisë moderne shqipe. Shkrimtari i njohur Fatmir Alimani ka shkruar për “Miscellanea”-t :”Gjithë poetët e vërtetë krijojnë mbretëritë e tyre.Një nga poetët e sotëm shqiptarë që e ka krijuar këtë mbretëri është padyshim Moikom Zeqo, zëri më impresionues dhe më sfidues I poezisë së sotme shqipe.Kjo mbretëri mund të quhet fare mirë mbretëria e metaforave dhe e filozofimit poetik, që arrin deri në përmasat sublime për herë të parë në historinë ë poezisë shqipe, madje kemi shpalosjen e një sfide të lartë dhe në planin europian e madje botëror.Janë shumë të rrallë poetët e sotëm botërorë të cilët kanë arritur të krijojnë një mbretëri të tillë.” Ndërsa poeti Petraq Risto nënvizon :”Padyshim që në shkallën cilësore të poezisë së viteve shtatëdhjetë, poezi që mundi ta conte nivelin e saj në panteonin e letërsisë më të mirë europiane Moikomi qëndron në rradhën e parë “ Deri më sot për poezinë e Moikomit janë shkruar shumë artikuj edhe libra nga Nehas Sopaj, Ahmet Selmani, Faslli Haliti,Agim Vinca,Sulejman Mato, Anton Papleka, Musa Vyshka,Josif Papagjoni, Nuri Plaku ,Luljeta Dano,Vasil Vasili, Abdyl Alushi,si dhe nga unë shkruesi i këtyre rrjeshtave. Duket se Moikom është në cakun e tij,të epërm, zenitor, i sigurtë për veprën e tij.Frymëzimi edhe mund të shterrë, por jo për Moikomin.Është si në gjoografinë detare, ngjan se janë zbuluar të gjitha ishujt dhe shënuar në harta e befas zbulohet nje tjetër ishull I ri .Sepse Moikom Zeqo është një ekspolaror i cuditshëm, bile shume i cuditshëm. Poezia për të është e papritura, që nuk zhduket por gjallon, pulson përherë. Dhe ja ai e bën edhe një tjetër sfidë me një libër të vogël prej 100 faqesh të quajtur “Centauri i ri”- një libër surprizë për ata ,që ndjekin zhvillimet me vëmendje dhe estetikisht të poezisë shqiptare dhe teknikave poetike ndër krijuesit e shumtë të prozodisë në përgjithësi. Koncepti i surprizës qëndron në një fakt shumë sugjestionues të poezive të këtij autori, në rikonceptimin shpërthyes, kërkues, sintetizues të poezisë me strofa dhe me rima, pra mbas shtegëtimeve moderne në shtjellimin krejt të lirë të vargjeve dhe të imagjinatës së harlisur poeti kthehet mbrasht për të gjetur një Atlantidë shpirtërore të shekujve të dikurshëm , antike, që ngjante fatalisht e harruar, por që nuk ishte e tillë. Në shënimin hapës të libri Moikomi shkruan :”Si lindi Poezia?Si u krijua hekzametri I mistershëm në zanafillë jo homerik ?Dhe pse hekzametri u bë vetë Homeri?Po vargu I intelektualizuar dhe simetrik aleksandrin ?Pse vargjet e lira rikthejnë vargjet e bardhë?Dhe enigma e të gjitha enigmave :si u shpik rima?..Mos vallë njeriëzimi e ftillëzoi rimën për të turturuar vetvehten, apo për të sublimuar intelektin ?Poezia më e mirë shqipe është prozodike.Por në gati 5 shekuj kultivimi rima e ka arritur estetikën e saj më të epërme në pak shëmbëlltyra të jashtëzakonëshme : në “Rubairat “, ku Khajami dhe Fan Noli jsanë sëbashku krijuesi I tretë, gati anonym, ndërlidhës, por shumë herë më I dukshëm dhe më original, në disa sonetë të Mjedës dhe në disa poezi të Lasgushit. “. Në librin “Centauri i ri “ sekreti vargjeve është sentencizimi I tyre, metaforat janë papajtuesdhmëri dhe më kryesorja :rutina e rimave është përmbysur!Dhe kjo është vetëdija e librit! Në se lexon me kujdesin e një njohësi të ndjeshëm të poezisë ,këtë libër , do të kuptosh zhdukjen e largësisë me poetët e mëdhej të shekujve në kohë, por do të perceptosh një poezi sa me rimë shqiptare të rilindësuar , aq dhe aq potencialisht moderne dhe të pakrahësueshme në konceptualitet. Moikom Zeqo ka thyer në vizion , në fantazinë krijuese rutinën e rimës , duke i dhënë një tjetër mundësi gati të panjohur për të formësuar dhe përmbajtësuar shumëfishimin e personalitetit të tij , ku ëmbëlsia e muzikalitetit të fjalëve përzihet padadoksalisht, me vrazhdësinë apokaliptike të jetës së sotme me të gjitha rekuizitat e saj, ku grifonët mitikë të së kaluarës ngërthehen me cyberi-at e sotëm , po aroma lirike e fshatrave të bregdetit të Jugut shqiptar (që Zeqo i përjetëson mjeshtërisht ) të sjell ndër mend skenat mitologjike të Akroke-rauneve, ku mitet mbijetojnë, pava-rësisht realiteteve virtuale, që po mjegullojnë magjinë e së thjeshtës dhe natyrores. Moikom Zeqo bën “martesën”e kohëve të shkuara me kohërat e sotme ,e pse jo dhe ato të ardhme! Libri me poezi “Centauri i ri “ mëton pikërisht këtë rivendosje të jetëve të shkuara të Shqipërisë me jetën e kibernetike plot fallcitet, plot kultuyrë të kitscht-t marramëndës, duke kaluar në skanër historinë e njerëzimit ,pyetjet e ankthshme të ekzistëncës, të vetë qënies së njeriut, të degradimit apo të së ardhmes së tij, të ëndërrave, të pasigurisë, të kriminalitetit botëror, të triumfit të shkencës por edhe të egoizmit të egër, të moskuptimit, të konflikteve globale etj të lidhura gjithmonë tragjikisht me Shqipërinë dhe shqiptarët. Nga kjo pikëpamje libri “Centauri i ri “ është libri me filozofinë ekzsistenciale urbane më i spikatur I Moikom Zeqos, arritja e tij më e cmuar.Poeti është vërtetë demoni I metaforave, artist I dykuptimësisë Për të poezia burimësohet nga natyra, por poeti e shpirtëzon.Kjo ka vlerën e një postulat universal.Libri nis me imazhet e shpendëve “ me sandale ari, argjenti, bronxi” që nuk janë “as te Parajsës , as të Ferrit “, por shëmbëlltura, krijesa eterne të një “Atlanditë të Dytë “. Por tek Hani I Botës së Cudirave një Lizë plakaruqe i jep poetit vetëm pak verë të thartë.
Boshllëk dhe pasione, vetmi dhe andralla,
Gjallon vec ankthi i krijimit në shpirt,
Sa fjalë rebele m’i ka dëbuar sintaksa,
M’I ka korruptuar morfologji e dyshimtë !
Dhe poeti gjithashtu shpall :
Tek njerëzit nuk zbres nga ashensori i yllit,
Cdo turmë peligrinësh e kam grishur tok!
Flokët –meridiane të trurit, më ndrisin
Të magjepsura në ajrin me smog !
Më tej, pavarësisht pikëllimit kozmik dhe ndjeshmërisë pa asnjë kufi poeti e ka gjithësesi një emblemë besimi të padyshimtë :
Ca sorkadhe lirike janë plot hov pindarik,
Asnjë 31 dhjetor s’mbyll mua vitin !
Dhe ndërtojnë qytetet e gjakut tim poetik
Ca muratorë qelizash, që shekujt i habisin !
Dhe me tej :
Me dëndësi nocionesh e lëvizje fluksi
Misteri i së nesërmes po rimerr fuqi.
O, në këtë ngjizje të detit dhe të muzgut
Shoh se lind Centauri i Ri !
Në lirikat për peisazhet jonike plot ilqe, dushqe, fiq deti të mbushur me shpirtra, qershi të egra dhe shegë që ndizen nga fenerndezësit e përrallës, dallëndyshet cukitin afreskat brtënda kishave antike, ndërsa poezia është një violincel i zi prej nate por që tela ka vijat e ylberëve të ditës, halat e pishave bijen për të shpuar shputat e zbathura të “Akilit të lirikave “, fluturojnë pelikanë me bebëza Krishti, poeti e merr detin e nxehtë jugor për të zjerë “si vezë pashke vetë zemrën e Poseidonit”, pastaj ja fal vetëdijën e tij një gjinkalle mistike “për t’i cmëndur të gjithë në vapën e dilemave “ sepse vetë Vezuvin e ka orë me zile “për t’u zgjuar nga gjumi, mbas qindra shekujsh ndryshe- krejt ndryshe “.Por poeti nuk harron “gjurmën inkandeshente të Zotit “- gjirin e Currilave “.Poeti mendon se në cilin tempull të një rilegjioni metaforash “kafka e tij do të jetë një këmbaë ?”
C’jehonë sekrete më ngjall dhe më grish ?
C’grifon i metaforave më këlthet ?
Cdo emër është një motor fantazish,
Që më ve në lëvizje idetë !
Në këtë libër Moikom Zeqo tregon një fuqi përtëritëse, dilemat e tij janë shqetësimi për njerëzoren.E ritheksova karakterin kapilar të poezisë së tij urbane, në kundërshtim të plotë me skarcitetet poetike dhe kitsch poeznë e formalizuar dhe besdizëse të ditës.O zot ka kaq shumë poetizime të marrëzishme, që nuk janë aspak poezi, por spekulime të lodhëshme! Por fuqia përtëritëse është e brëndësisë, pra është rikthimi me dinjitet i kredencialeve të lirikës shqipe.
Supermarketet janë tashmë teatri I cmeritur,
Ku shiten të ambalazhuar me qindra Shekspirë!
E gjej një llambë vajguri të ndryshkur
E mbush me gjakun tim t’ju bëj dritë !
C’shtriga të filozofisë profetizojnë vallë?
C’të shfytyruar enden në lebrozën e gjemës ?
Zbrit në thellësi të gjesh metalin e rrallë
Të emrit tim të fshehtë të së nesërmes !
Në të vërtetë është tepër e vështirë të shkruash për veprën poetikë të Moikom Zeqos, por vështirësia duket sikur bëhet më e ndërlikuar sidomos kur lexon e kërkon të artikulosh dicka për librin e tij “CENTAURI I RI “. Ka një kondesim , ngjeshje , lakonizën, estetikë të lartë, ndjesi të fuqishme, metafora befasuese, magji konceptuale, universalizëm.
Më pëlqen cmenduria,-kur s’dua të qaj,
Mërgoj si Mobi Dik,-e fluturoj si krillë,
Me jelet e rrezeve, që valëviten në pllajë
Tek qafat e drurëve-kuaj jeshilë !
Më e rëndësishme mund të bindesh mbas leximit të këtij libri se poezia e ka të pamundur që të vdesë. Tërë teoritë e zymta për gjoja “vdekjen e pashmangëshme të poezisë “ sfumohen , treten dhe bëhen pluhur, vetëdija njërëzore e përjetëson racën njerëzore me një sublimitet të së ardhmes! Moikomi e forcon ,e shumëfishon ndjesinë tonë dhe kurajon për të mos e braktisur poezinë, sepse poezia është jeta shpirtërore e nivelit më të lartë padyshim në të gjitha kohërat.Poezia shqipe ka padyshim problematicën e saj. Eshtë procesi i vështirë i konfirmimit, i integrimit të nivelit kombëtar në nivelin europian dhe botëror.Poezia shqipe ka arritjet e saj, por për të gjykuar duhet patur parasysh shkalla e krahësimit me poezinë e popujve të tjerë, ku nivelet estetike janë shumë të larta, por edhe të njohura ndërko-mbëtarisht, në komunitetin e madh të letërsisë dhe poezisë botërore, ku dera e njohjes nuk është e mbyllur edhe për poezinë moderne shqipe.Ja një mision ! Moikomi e ka kuptuar dhe artikulon pikërisht thyerjen e tabuve të mosnjohjes, pra dhe të mosvlerësimit fatal, për të shprehur idenë identitare të pasaportës të vetë poezisë shqipe tashmë të inkuadruar, të përfaqësuar. Botimi i dy librave të tij poetikë të suksesshëm në SHBA e qartëson këtë tendencyë dhe protoganizëm estetik dhe letrar, ku profili i tij original ka spikatur.Për Moikomin kanë shkruar personalitete të poezisë dhe të kulturës amerikane dhe kjo nuk është pak, përkundrazi.
Ndaj Moikomi shkruan :
Kam lulet që cohen nga kafka si kreshtë,
Mes shekujsh abstraktë përherë jam rilindur.
Poeti e mbërthen dhe kozmosin vetë
Si këpucari këpucën për ta arnuar !