Home Slideri Ç’bën Armando Duka në Iran? Ekipet e basteve, menaxhimi i lojtarëve dhe...

Ç’bën Armando Duka në Iran? Ekipet e basteve, menaxhimi i lojtarëve dhe e ngrëna në fokus. Shaqa në tavolinën e sistemit

Çfarë bën aty, or trim? Pyetja standarde që e shqiptoi kushdo dje, pasi mësoi se Armando Duka, presidenti në largim i Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte në Iran, madje nënshkroi dhe një marrëveshje me federatën vendase atje. Pyetja natyrshëm që lidhej me politikën, ndaj këtij vendi. Shqipëria është kthyer në një vend të sigurt për kundershtarët e regjimit autoritar atje, por edhe me futbollin e luajtur në atë vend. Për të parën, askush nuk kish ç’të thoshte, Armando Duka nga politika merr veç përfitime, por nuk merr vesh. Ai është akoma në detyrë, duke u kolovitur si ajo kokrra, i emëruar nga PS, mbrojtur nga një tjetër PS, mbështetur nga PD dhe përkrahur ende nga një kryeministër i PS. Për të dytën, ka dy spjegime të thjeshta. Njëri lidhet me përfshirjen e ndeshjeve të luajtura në Iran, nëpër skedina bastesh dhe një njohje më e mirë e ambjentit atje, vlen shumë për lojtarë bastesh në këto nivele të larta. Tjetri lidhet me menaxhim lojtarësh, një biznes që ai vetë, por edhe Shaqa (Shakohoxha zyrtarisht) e zhvillojnë, jo vetëm në ekipet e superligës, por deri në kombëtare për shqiptarët e “talentuar”. Por përtej këtyre fakteve, përfshirja e Shaqa-s (Shakohoxha zyrtarisht) në delegacionin e Iranit, është një dëshmi e qartë për sistemin e ngritur e që funksionon edhe në qoka kaq banale sa një vizitë në Iran. Armando Duka është në Iran me dy punonjës të federatës, zarin Bastari dhe zevëndësin e Panuccit Bulku, njëherësh dhe i punësuar për të bërë analiza në funksion të sistemit në SuperSportin e Shaqa-s (Shakohoxha zyrtarisht), media kyç e sistemit Duka të korruptimit të garave.Po Shaqa (Shakohoxha zyrtarisht) përse është në delegacion.Që nuk është ndonjë i pavarur kjo ishte evidente. Që është pjesë e sistemit kjo është uleritëse. Por që ishte edhe pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo është banale. Kjo është pjesa serioze e çështjes. Pjesa tjetër, përtej saj është nam fare. Kudo ku janë këta të dy, Duka e Shaqa kështu është. Shihini, janë në Iran dhe për të ngrënë. Si mund të udhëtojne ata në Iran dhe të mos shtrohen e të hanë, të hanë shumë madje.