Home Bota “Bye bye Kemal”, Erdogan ironizon kundërshtarin humbës ndërsa mban fjalimin e fitores

“Bye bye Kemal”, Erdogan ironizon kundërshtarin humbës ndërsa mban fjalimin e fitores

Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi para mbështetësve të tij ditën e sotme.

Erdogan u rizgjodh si president i Turqisë, pozicion të cilin e mban prej vitit 2014, ndërsa më herët ka qenë kryeministër i vendit.

Presidenti Erdogan tani po flet para turmave për herë të parë, duke falënderuar njerëzit që “na dhanë përgjegjësinë për të sunduar për pesë vitet e ardhshme”.

“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr.E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu”, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk më tej ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”.

Previous article​SHBA, lirohet pas 33 vjetësh burg për një dënimi të gabuar
Next articleLegjenda e Agim Fagut: Si kërkuan italianët të blinin mbretin e koshit shqiptar për 100 milionë lireta