Home Opinion Buxheti, kolapsi që qeveria ka futur shërbim shëndetësor

Buxheti, kolapsi që qeveria ka futur shërbim shëndetësor

klodiana-spahiuNga Klodiana Spahiu / Për vite të tëra shqipëtarët kanë dëgjuar gënjeshtra pafund për gjoja prioritetet që ka patur kjo qeveri . Një prej tyre na paska qenë edhe shëndetësia, por me qëllimin e vetëm të shkatërrojë gjithçka lidhet me sistemin shëndetësor publik , edhe asetin më të çmuar të sistemit shëndetësor shqipëtar që ishte personeli shëndetësor. Mund ta them pa as më të voglin hezitim se ky është buxheti i mjerimit pasi 2 .09 % e GDP për shëndetsinë është një nga shifrat më të ulta në këto 20 vite tranzicion. Shpenzimet publike për shëndetsinë në asnjë vit të periudhës 2006/20013 nuk janë më të larta së ato të vitit 2005, kur premtimet e gënjeshtra të doktorit ishte se do ta rrisë me 60 % buxhetin për shëndetsinë . Ky buxhet nuk është gjë tjetër veçse kolapsi në të cilin kjo qeveri e ka futur sisetmin shëndetësor . Në këtë realitet të hidhur shqiptarët janë të detyruar të dëgjojne çdo dite premtime të tipit se: Shëndetësia do të jetë prioritet ne 2013 , ose nuk do të mungojë asnjë medikament në 2013 ose do të fillojë reforma e spiateleve dhe miremëmaxhimi i tyer në 2013 , lista e barnave të rimbu-rsueshme na qenka më e mirë se vendet e rajonit dhe për ironi të fatit në vitin 2012 kësaj liste nuk iu shtua asnjë medikamnent , të mos flasim për cilësinë e ilaçeve që rimbursohen të parat në listë. Të gjithë qytetarët tashmë e kanë kuptuar që ju keni qenë të zot dhe do vazhdoni të jeni edhe për 6 muaj vetëm për një lloj mirëme-naxhimi: Të xhvatni sa të mundni fondet publike për shëndetsinë , të shkatërroni gjithçka mbetur në sektorin publik , keni edhe 180 ditë kohë për t’a përfunduar misionin tuaj ndaj, o burra kush është më i zoti të futet në garë , të paraqitet për drejtor spitali ose nendrejtor ekonomik, nuk ka rëndësi profesioni as shkollimi , parimi bazë përkthehet në vota dhe para për qershorin e ardhëshëm . Ju nuk ju intereson e as doni t’ia dini jo për buxhetin po nuk jepni llogari as për boxhet që keni të mbartura jo pak po vetem në sisetmin spitalor, ju mbartni një borxh prej 22 milion dollaresh. Po prapë kjo qeveri në ikje kërkon në çdo moment të fshehë realitetin e hidhur, kërkon çdo ditë t’i hedhë hi syve shqiptarëve e nëse dikush kërkon të zbardhë të vërteten, çohet doktori kryeminister e ose e quan të çmendur e i rekomandon psikiatër me përvojë ose mundohet ta denigrojë në pikën më të dobët me informacionin e bollshëm të marrë nga shikasit përreth. Në momentet histerizmi të kësaj qeverie deklarimet se “Shqipëria renditet e treta përsa i përket aksesit në shërbim shëndetësor, më lehtë se të gjitha vendet e tjera duke lenë pas Gjermaninë e Danimarken” le pa mend jo vetem ekspertet e politikave shëndetësore vendas e të huaj, por mbi të gjtha miliona qytetarë anekend këtij vendi ata dhjetra e mijëra të sëmurë që provojnë mbi kurrizin e tyre katrauren e sitemit tonë shëndëtsor. Por faktet dhe realiteti janë kokëfortë . Jemi vendi i fundit në rajon përsa i përket buxhetit për shëndetësinë e ky i 2013 të çon shumë prapa e të bën të mendosh për mbijetesen e sistemit shëndetësor e jo të synosh për reforma siç propagandohet me të madhe. Reformat nuk bëhen pa para e aq më keq kur vendos të vjedhesh edhe ato çika që ke në dispozicion. Qytetarët shqiptarë provojnë mbi lëkurën e tyre dështimin e pseudoreformave tuaja , duke marrë një shërbim jo cilësor, me mungesa të theksuara edhe në ato më elementaret si barnat, reagjentët e kushtet higjieno – sanitare, e duke e ndjerë thellë në shpirtin e kuletën e tyre zhvatjen me lloj lloj pagesash, bashke-pagesash e korrupsioni ekstrem. Së dyti, janë vetë treguesit e sistemit shëndetësor qe flasin për një sistem në stanjacion, jo cilësor, me akses të cunguar. Mjafton të përemendim treguesit bazë statistikore marrë nga database “ health for ALL “ i OBSH si numri i mjekëve , shtreterve spitalore , shfrytezimit të shtratit, vdekshmeria foshnjore etj janë shumë më të dobët krahasuar me ato të BE-së, por edhe me shtetet e rajonit. Këta tregues e bëjnë të shfryhet tullumbacja boshe e sukseseve të qeverisjes dhe e rendisin sistemin tonë shëndetësor në bisht të Evropës, pra jo të krahasohemi me vendet e zhvilluara të BE, por edhe të fundit në rajon. Shqiptaret sot jetojnë 7 vite me pak se qytetaret e BE; Në Shqipëri, nga 1000 foshnja të lindura gjalle, vdesin brenda vitit të parë të jetës 3.4 here më shumë se në BE; Shqiptaret vdesin 1.8 here me shume nga sëmundjet kardiovaskulare se qytetaret e BE; Shqiptarët kanë sot rreth dy herë më pak spitale dhe shtretër spitalore megjithese në 70 % të spitaleve tona shfrytezimi i shtatit është nën 40 % , 2.5 here me pak mjeke e infermiere se qytetaret e BE; Shqiptaret paguajnë nga xhepat e tyre sot 60% te shpenzimeve për shëndetin. Megjithëse Shqipëria shpenzon pothuajse sa mesatarja e vendeve te rajonit, treguesit kryesore të cilësisë dhe eficiences së sistemit shëndetësore janë mjaft më të ulët. Aksesi i mangët dhe /ose i munguar dhe pabarazi e popullatës për shërbim shëndetësor të të gjitha niveleve; shëndet publik, kujdes shëndetësor parësor, kujdes spitalor, kujdes dentar, shërbim farmaceutik e me radhe.(Sot 1/5 e territorit gjendet pa shërbim shënde-tësor. Skema e sigurimeve shëndetësore, modeli Bismark, që po funksionon në vendin tonë që prej 18 vitesh, siguron më pak se 1/4 (24%) të financimit publik të shëndetësisë, pra shumë pak dhe rezulton e dështuar se shkalla e informalitetit është shumë e lartë . Edhe pse % e kontributit është e vogël njerëzit nuk kanë mundësi ta paguajnë e si rrjedhojë janë të destinuar të qëndrojnë larg shërbimeve shëndetsore publike . Është e trishtueshme të konstatosh që institucionet tona shëndetësore veçanërisht spitalet, edhe pas më shumë se 20 vitesh demokraci, vazhdojnë të drejtohen me modele e metodat e vjetra e demode të menaxhimit, akoma me buxhete vjetore e eficença e tyre duhet t’i kishte çuar prej vitesh në mbyllje. Po të krahasosh vlerën e investimeve në vite e kupton fare mirë që shëndetsia nuk ka qenë asnjëhere prioritet për këtë qeveri. Investimet në 2013 janë më pak se gjysma e 2009 dhe justifikimi është se kanë investuar shumë në skaner e rezonanca që i përmendin pesë here në ditë e thua se plagët e këtij sistemi të kalbur do të shërohen nga skanerat. Harrojnë këta drejtues që këto aparatura në vendet e zhvilluara vendosen në bazë të ekzaminimeve që duhen kryer për numër banorësh . Po nuk e kanë konceptin e menaxhimit, por vetëm të tenderimit . Nuk ka rëndësi të tregojnë se sa eficente janë këto pajisje, sa e kanë rritur cilesinë e shërbimit, sa kanë ndikuar në uljen e sëmundshmërisë, a funksionojnë apo jo, si do realizohet asistenca teknike , po e rëndësishme është të thuhet që ka skaner. Një nga plagët e përhershme të këtij sistemi ka qenë pagesat nga xhepi i qytetarve që llogariten në rreth 60 % të financimit. Buxheti i 2013 është preludi i zbrazjes së mëtejshme të xhepave të qytetarve për të plotësuar qesen e domosdoshme të funksionimit të sistemit shëndetësor pasi ai që të punojë do para dhe paratë e munguara nga buxheti i shtetit do të zëvendësohen nga xhepat e hallexhinjeve që kanë nevojë për shërbim shëndetësor. Natyrshëm lind pyetja: Po a duhet të vazhdojmë të durojmë të njëjtën mënyrë denigrimi e nënvleftësimi për gjënë më të shtrenjtë shëndetin. A nuk jemi të gjithë të bindur ( e kam fjalen per qytetaret jo për qeveritarët ) që shteti ka detyrim ligjor të kujdeset për shendetin e qytetareve të tij , që t’i ofrojë shërbim shëndetësor të gjithëve atëherë kur kanë nevojë dhe të kujdeset për të patur një polullatë sa më të shëndetshme. Po a është kjo e drejtë, që shtresa më e varfër e shoqërisë të jetë e përjashtuar nga kujdesi shëndetsor . Me gjithe krizën financiare të familjeve shqiptare, në tetor të 2009 pikërisht për këtë shtresë u rritën tarifat e shërbimeve shëndetësore 4/5 here . Ky veprim është anti njerëzor se diskriminon shtresën më të varfër . Kemi pyetur shpeshherë çfare investimesh janë bërë me paratë e mbledhura nga te ardhurat dytësore –asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje. Në fillim të vitit 201,1 u vendos tarifa 10 % në shëndetësi , për shërbime e ilaçe. Bëmë gjithë atë përpjekeje për të bindur Qeverinë që e kishte gabim se po rendonit direkt ne 104 mije familje që jetojnë me ndihmë ekonomike. Ne, socialistët, e quajmë padrejtesi e do të jetë nga korigjijmet e hershme të qeverisë sonë pas qershorit të vitit të ardhshëm. Rrugëtimi dy vjeçar i konsultimeve me qytetarët dhe personelin mjeksorë, besimi në intele-gjencën tuaj dhe rizgjimin e vlerave njerëzore do të bëjë të mundur rikthimin e besimit të humbur tek shërbimi shëndetsor . Ne do tu japim qytetarve mbrojtejen e merituar përmes një shërbimi shendetsor universal por edhe profesionisteve , mjekeve infermiereve tu rikthejmë dinjitetin e munguar. Sistemi i sotëm i financimit e stimulon korrupsionin . Eshtë një sistem që i diskriminon të dyja palët e i vendos në pozicione konfliktuale ku ndihen të kërcënuar nga njeri-tjetri . Ky sistem i marrë fund shëndetsor nuk arrin të plotësojë as nevojat e asaj gjysme të popullsisë që është e siguruar. Ne kërkojmë të integrohemi në BE, por ato vende e kanë të shenjtë shendetin publik , sepse është faktor themelor i zhvillimit ekonomik e shoqëror. Tabloja e zymte e krizës se shëndetit tonë publik sot reflektohet nga gjendja shëndetësore e popullsisë sonë dhe sidomos rritja e sëmundjeve si Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (IST) ku nën këto infeksione do të rendisim dhe infeksione të tilla si sifiliz, i zhdukur deri në vitin 1993 apo infeksioneve të reja si HIV/AIDS ( vetëm për vitin 2012 75 raste të reja, numri më i madh i diagnostikuara në stadin e sëmundjes ) rritje drastike që na rendit të parët në rajon. Rritja e theksuar e semundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet kronike jo-infektive, si sëmundjet kardio-vaskulare (sëmundjet kardiake dhe cerebrale) dhe neoplazike (kanceri i pulmonit, i gjirit, qafës se mitrës dhe zorrës) të lidhura ngushtësisht me stilin e jetesës, është bërë fokusi kryesor i punës se shëndetit publik në botë. Fatkeqësisht, megjithë treguesit statistikore gjithnjë e me kërcënues, si p.sh. vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare ne Shqipëri janë 1.8 here me të larta se në vendet e BE, angazhimi i Shëndetit tonë publik është pothuajse inegzistent në këto drejtime. Mungojne programet e kapjes se hereshme të sëmundjeve kronike. Shëndeti i nenës dhe fëmijës ngelet një problem madhor, vdekshmëria foshnjore, feminore dhe amtare janë nga me të larta ne krahasim me rajonin. Problem shumë i mprehtë janë numri i lartë i aborteve, të cilat vijnë dhe si rezultat kulturës së mangët shëndetësore (përdorimi i kondomëve është në shifra shumë të ulura) por dhe si mjet i planifikimit familjar – fatkeqësisht. Në studimin e fundit të UNICEF thuhet se kequshqyerja e fëmijëve vijon të ngelet problem në Shqipëri. Vendi ynë renditet në vendet me akses më të ulet ne shërbime, akses rreth 2 herë më të ulët se vendet e rajonit dhe deri në 4 herë me i ulët se i BE. Kjo statistike e frikshme është tregues i një sistemi shëndetësor të shpërndarë keq ne territor, të pajisur pamjaftueshmërish me personel shënde-tësor (mjeke, infermiere, dentiste, etj.) dhe infrastrukturë, pajisje dhe aparature mjekësore, që ofron një shërbim shëndetësor cilësisht të dobët, dhe që neglizhon deri në ekstrem parandalimin. Ndaj ne socialistët, jemi te vendosur të ndryshojmë rrënjësisht mënyren e sherbimit shëndetsor. Kjo shoqëri sot ka nevojë imediate për një solidaritet social mes të shëndetshme dhe të sëmureve . Jane te gjitha mundësitë që të rritet financimi per shëndetesinë e përkthyer në miremenaxhim e investime efiçente të parave publike .

Previous articleKoha ka treguar se në diktatura liderët perceptohen si të pazëvendësueshëm
Next articleJa pse FRD-ja në Durrës e trembi PD-në