Home Rajoni Bregu bën bilancin e nismës për zerimin e roming: Maksimalisht 500 dhe...

Bregu bën bilancin e nismës për zerimin e roming: Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305% e rritje të trafikut të telefonisë celulare

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka bërë bilancin e nismës së ndërmarrë nga 1 korriku i vitit të shkuar ku shërbimi i telefonisë roaming u zerua për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bregu e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Ja ta fillojmë vitin mbarë me një lajm të mirë që mund skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështirē të besojë tek bashkëpunimi!

Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur #folsinshpi ose #roamlikeathome, ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:

Maximalisht 500 dhe minimalisht 305% e rritje të trafikut të telefonisë cellulare dhe internetit.

Shqipëria 🇦🇱 vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 400% numrit të përdoruesve në roaming.

Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.

Dhe, për më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…”, shkruan Bregu.