Home Politike Braçe del kundër propozimit të Tabakut: Nëse dikush do të ndërtojë projekt...

Braçe del kundër propozimit të Tabakut: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kundërshtuar propozimin e deputetes Jorisa Tabaku lidhur me investitorët strategjikë. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare. Ai tha gjithashtu se prioritet i duhet dhënë faktit që duhet garë.

“Kam këtë listën e këtyre këtu. Natyrisht dhe për shkak të punës që është bërë në një kohë tjetër. Do të doja të mos ngatërronim dy gjëra. E para, ka disa tipologji të investitorit strategjik. Ka investitor që operon në tokën e vet, ka një tipologji tjetër që është investitor ku tokën e vë në dispozicion të shtetit duke ndërhyrë dhe në tokë të dikujt tjetër. Doni të dini mendimin tim? Jam kundër kësaj historie. Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë këtu. Kush ndërton për qëllimi përfitimi duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregullave. Çmimi të vendoset nga i zoti i pronës. Shoh që ka operatorë që mua më rezulton se nuk janë dështim. Rezerva ime ka të bëjë me 2 gjëra, duhet garë dhe për këtë.

Previous articleJuventus: Nis një epokë e re, votohet emri i presidentit që pason Agnelli-n
Next articlePërkeqësimi i motit, Peleshi: Kemi marrë të gjitha masat, jemi vend i rrezikuar nga fatkeqësitë në çdo stinë të vitit