Home Sport Botërori, Filip Lahm: Gjermania të kthehet në identitet, objektivi i “pancerave” është...

Botërori, Filip Lahm: Gjermania të kthehet në identitet, objektivi i “pancerave” është titulli

Filip Lahm ishte personazhi i fundit nga radhët e “Pancerave” që do të ngrite trofeun lart, në rolin e kapitenit gjatë Botërorit të 2014-ës në Brazil.

Ish-mbrojtësi i përfaqësues përtej mosbesimit nga shtypi botëror dhe tifozëria e tyre mbi ecurinë në ketë edicion, sërish shfaqet besimplotë se me në krye arkitektin Flik do të kenë objektivin minimal, përfshirjen në 4-shen e fundit:

“Gjermaninë historikisht e ka identifikuar loja kolektive dhe këtë duhet ta trashëgojmë edhe në Katar, nëse duam të vazhdojmë me shfaqjet e mira në arenë botërore.

Kam besim në aftësitë e trajnerit Flik, si personi i duhur për të ndërtuar brezat e përfshirë në të. Sigurisht që jemi të konsoliduar në reparte të caktuar, të cilët mund të shkojnë larg, madje pse jo deri në fund.

Marrë në konsideratë emrin dhe përvojën e teknikut të përfaqësues sonë, them me bindjen se gjysmëfinalja do të jetë objektivi më minimal i mundshëm.

Paraqitja në Rusi ishte jashtë çdo pritshmërie. Edhe pse ai brez erdhi me petkun e kampionit nuk ia doli të kalonte fazën e grupe, madje duke u pozicionuar të fundit.

Dua t’i tregojmë botës se ne ndodhemi ende aty, mbase jo në krye, por gjithmonë për të tentuar suksesin”, përfundoi ish-mbrojtësi nga “Allianz Arena”.

Gjermania do ta nisë rrugëtimin në Kupën e Botës ndaj Japonisë në datë 23 nëntor, ku do të jetë edhe testi i parë zyrtar i Hansit me “Pancerat” në kompeticion.

Previous articleShkatërrimi i infrastrukturës energjetike, ukrainasve u kërkohet të largohen nga vendi për të kursyer energjinë në dimër
Next article“Bujaria” e biznesmenëve të inceneratorëve/ Si udhëtoi drejt Italisë anëtarja e komisionit të dhënies së koncesionit, u kthye me Mërtirin, pagesa u bë nga Zoto