Home Bota Boris Johnson ‘zhvishet’ nga kostumi i kryeministrit, shihet duke bërë pazar në...

Boris Johnson ‘zhvishet’ nga kostumi i kryeministrit, shihet duke bërë pazar në marketin grek

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ndodhet me pushime në Greqi. Lajmin e ka bërë të ditur një video që po qarkullon në rrjete sociale ku është  xhiruar së fundmi nga qytetarët në një  supermarket në zonën Nea Makri, teksa bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.

I veshur me një këmishë dhe xhaketë pa kravatë, ai bëri pazarin vetë në rrjetin e supermarketeve lokale dhe sipas informacioneve të protothema.gr, u përpoq të pyeste veten në gjuhën greke nëse një paketë kishte qumësht gjysmë të skremuar.

Në një moment një nga qytetarët e ka përshëndetur dhe kryeministri me një humor miqësor ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.

Më tej, Johnson pagoi për produktet që bleu vetë dhe duke dalë u fut në një nga automjetet e tij të sigurisë që e priste jashtë supermarketit.

Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe një shtëpi të mrekullueshme fshati, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë.