Home Aktualitet Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, skafistët protestë para Policisë...

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, skafistët protestë para Policisë së Shtetit, priten katër përfaqësues

Skafistët nga e gjithë vija bregdetare në vend janë mbledhur në protestë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas vendimit për bllokimin e mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë të Himarës.

Katër përfaqësues janë pritur brenda dhe aktualisht po diskutojnë për problematikën. Ata thonë se po u dëmtohet biznesi, ndërsa sipas tyre plotësojnë të gjitha parametrat e sigurisë dhe dokumentacionet përkatëse.

Previous articleShkëputja nga gazi rus, BE-ja nis planin për të reduktuar varësinë nga Moska
Next articleRrëfimi i Vedat Kokonës: Isha 10 vjet në një dhomë me Enver Hoxhën, nuk më foli kurrë për komunizmin