Home Sport Bledian Rizvani: Do të jemi më të fortë në fazën e dytë

Bledian Rizvani: Do të jemi më të fortë në fazën e dytë

rizvaniNdërsa është mbyllur java e parë e përgatitjeve për Teutën në këtë fillimviti, durrsakët kanë hyrë në pjesën më intensive të fazës përgatitore. Kapiteni i “Djemve të Detit”, Bledian Rizvani, beson se skuadra e tij do të jetë dhe më kompetitive gjatë pjesës tjetër të sezonit. Ai kërkon që fazën e dytë të ketë më qëndrueshmëri në lojë dhe të pësojë më pak gola, me qëllim që të ruajnë pozicionin që kanë aktualisht në renditjen e kampionatit. “Gjatë fazës së parë, Teuta e ruajti ritmin e një sezoni më parë,– tregon Rizvani,- kemi ruajtur pozicionin që mbyllëm sezonin e kaluar. Synojmë që në nivele të tilla të mbyllim dhe kampionatin aktual për të qenë sërish në Kupat e Europës. Skuadra ka nisur prej një jave me mjaft seriozitet fazën përgatitore, me qëllim që të kemi një grup dhe më të konsoliduar në vazhdim të sezonit”. Ndër të tjera, ky vit që sapo ka hyrë nuk ka qenë shumë pozitiv për portierin Bledian Rizvani dhe mesfushorin Altin Hoxha. Lojtarët janë dëmtuar dhe, si pasojë, vijojnë të mos marrin pjesë në seancat stërvitore, ndërsa mësohet se dëmtimet nuk janë serioze. Ndërkaq skuadrës i është bashkuar mbrojtësi brazilian Fernando Da Silva, i cili u kthye nga vendlindja, ku kaloi pushimet.

Previous articleDurrësi me plan të ri urbanistik. Dako imponon ndryshimet pas ankesave qytetare
Next articleNga Shqipëria në “moshën e internetit” te standartet Donkishoteske