Home Bota Bisedime për programin bërthamor të Teheranit

Bisedime për programin bërthamor të Teheranit

largea_4eeca1365143911Gjashtë fuqit botërore dhe Irani do të mbajë një raund të ri të bisedimeve për programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit në Kazakistan.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka shprehur një “optimizëm të kujdesshëm” për bisedimet e ardhshme me Iranin për programin e tij atomik. Ajo këto komente i ka bër dy ditë para takimit të sotëm.

Kryenegociatori bërthamor i Iranit ka thënë se fuqitë botërore duhet të njohin të drejtën e Republikës Islamike për të pasuruar uranium, në mënyrë që të ketë përparim në bisedimet për programin e saj bërthamor.

Gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania, janë duke u takuar me Iranin për herë të dytë.

Fuqitë botërore dyshojnë se Irani shfrytëzon pasurimin e uraniumit, me qëllim krijimin e armës bërthamore.

Previous articleLinjat e Kim Kardashian jashtë çdo kontrolli
Next articleIrani këmbëngul në pasurimin e uraniumit