Home Maqedonia Bilt: Jam i shqetësuar për Maqedoninë, situata mund të keqësohet!

Bilt: Jam i shqetësuar për Maqedoninë, situata mund të keqësohet!

biltMinistri suedez i punëve të jashtme, Karl Bilt është i shqetësuar për Maqedoninë më shumë se për cilin do shtet tjetër të rajonit që ka krizë politike.

Këtë shqetësim ai e ka theksuar në interviztën për televizionin Al Jezeera gjatë qëndrimit të tij në Zagreb.

Në intervistë, Bilt ka vlerësuar se gjendja momentale në Maqedoni është e papërmbajtur dhe se ekziston rrezik që ajo të keqësohet edhe më shumë nëse së shpejti nuk gjendet zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë dhe për problemet e brendshme, veçanërisht duke e theksuar ngjarjet e 24 dhejtorit të vitit të kaluar.

“Kjo do të ndikojë në Maqedoninë, por mund të ketë pasoja edhe në rajon. Kjo do të thotë se më shumë jam i shqetësuar për situatën afatgjate të Maqedonisë se sa për çfarëdo situate tjetër të çfarëdo vendi tjetër në rajon”, ka thënë Bilt.

Previous articleTë vdekurit kërkojnë bodiguard!
Next articleArqile Gorea: As ma ndjen për Ed Halimin dhe Sokol Olldashin. Në Durrës e bëj vetë ligjin me paratë që kam vjedhur